Po e sjell ketu kte shqetsim te kesaj vajze fatkeqe,ke rubrika e shtypit te dites,si faqe e tema me te vizituara e lexuara.
Shume jemi aktive kur behet fjale per tema te politikes e shtjellime per religjionet...Do kerkoje nga te gjithe ju,nje ndieshmeri me te madhe rreth ketij rasti fatkeq te kesaj vajze e motre,e te bejm nje perpjekje qe ti vijme ne ndihme,me a'qe sa kemi mundesi.
Kush do na ndihmonte nga forumistet nga Tirana,per informata me te detajushme rreth kesaj familje,dhe rreth ndihmes se grumbullimit te ndihmave,qe shpresoje qe te mos mungoje nga gjithe ne.
Vet do jepja 1.000 euro,gje qe do e bej per hire te Zotit,duke shpresu shumee qe ajo shume qe kerkohet per sherimin e asaj vajze,ti afrohet cakut.
http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=16209
Prej 16 vjetësh invalide, Apeli i prindërve: Ne shesim gjithcka, por sna dalin
DIBËR- Edhe pse në një moshë krejt të re, Emiljeta Jashari, nga fshati Kovashicë i Maqellarës ka 16-vite që bën nje jetë të rënduar invalidi, si shkak i mosfunksionim total të veshkave, vajza është diagnostifikuar që në moshën 6-vjecare me sëmundjen e rëndë dhe që prej asaj kohe është e detyruar ti nënshtrohet procesit të hemodializës, 3 herë në javë në spitalin Nënë Tereza në Tiranë.
Una jam 22-vjec. Jam me dializë, shkoj tre herë në javë në Tiranë. Kërkoj ndihmë nga shteti sepse nuk mund ta përballoj dot. Është shumë shpenzim i madh. Shpresoj shumë sidomos nga emigratët, që mund të më ndihmojnë,- deklaroi Emiljeta Jashari, e sëmurë më Dializë.
Për fat të keq familja Jashari mbahet vetëm me një ndihmë ekonomike prej 170 lekë në muaj, ndërsa Emiljeta përfiton 20 mijë lekë të reja pension invaliditeti.
Me ndihmë ekonomike jemi, burrin pa punë e kemi dializa na shkon tek 500 mijë lekë në muaj. Ne kemi të ardhura vetëm 230 mijë , rrimë me qera në Tiranë sepse nuk mund ta përballojmë rrugën,- u shpreh nëna e Emiljetës Fëllënxa Jashari.
I brengosur nga dhimbja me sytë që i lotojnë, babai i Emiljetës shprehet i gatshëm të bëjë cdo sakrificë për vajzën e tij, aq sa të shesë shtëpinë, tokën dhe gjithçka tjetër për ti mundësuar fëmijës transplantin e veshkës, por dhe kjo duket se nuk mjafton pasi e gjithë pasuria e familjes Jashari nuk arrin të përballojë as 1/5 e kostos së operacionit që kap vlerën 50 mijë euro.
Unë shtetit i bëj apel. Kërkoj ndihmë për vajzën time që ta kuroj dhe unë, ta kem si gjithë shoqet e veta. Operacioni kushton 50 mijë euro, unë gjej për veten time si prind deri në 10 mijë euro, a shes tokën, a shes lopën a shes shtëpinë, unë do i bëj 10 mijë euro, por ama 50 mijë euro, unë vetë i pesti nuk i përballoj dot. Ja shikoni tubat që i ka tek krahu. E dinë unë se cfarë po heq dhe cfarë po vuaj nëpër spitale në Tiranë, sepse askush nuk po na e hap derën, - shprehet më lot në sy babai i Emiljetës, Tahir Jashari.
Gjatë gjithë këtyre viteve, prindërit e saj megjithëse tepër të varfër ekonomikisht kanë sakrifikuar shumë për trajtimin mjekësor të vajzës së tyre dhe megjithatë ata nuk kanë mundur dot të përmbushin ëndrrën e vetme të Emiljetës, realizimin e transplantim të veshkës, një operacion i ndërlikuar dhe tepër i kushtueshëm që do i sillte vajzës, gëzimin për një jetë normale.
(e.m/News24/BalkanWeb)