panorama
Makinat luksoze të kosovarëve shiten 30 mijë lekë për skrap
Kronikee Shtunë, Gusht 25th, 2012
DURRES Mjetet luksoze, me të cilat shqiptarët e Kosovës vijnë në Durrës, përfundojnë në pikat e skrapit për 30 mijë lekë. Plot 10 mjete të modeleve të ndryshme, të cilat u janë vjedhur shtetasve kosovarë gjatë ditëve të fundit në qytetin bregdetar, janë gjetur në pika të ndryshme skrapi të çmontuara. Policia e Durrësit ka arritur të zbulojë pikën ku dërgoheshin makinat si dhe ka vënë në pranga dy autorët. Sipas bluve, operacioni i koduar Fundi i Verës çoi në ndalimin e dy personave me precedentë në vjedhjen e makinave, të cilët kanë vjedhur dhe shitur për skrap 10 makina, kryesisht Benz. Të gjitha grabitjet janë shënuar nga data 28 qershor deri më 17 gusht. Të arrestuarit janë: Alfred Prenga, 29 vjeç, banues në Laç dhe Valter Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë. Policia thotë se nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas automjetet e vjedhura i çonin drejt qytetit të Laçit, ku i çmontonin dhe më pas i shisnin për hekur në pikat e skrapit të këtij qyteti, kundrejt vlerës prej rreth 30 mijë lekësh secili. Dy të rinjtë vjedhjet e tyre i kryenin kryesisht në të njëjtën zonë, në zonën e plazhit, konkretisht në rrugën dytësore midis Hekurudhës dhe Ilirisë. Zona në fjalë, gjatë orëve të natës nuk është shumë e populluar, pasi pushuesit dalin për tu argëtuar në klube. Në këto kushte, autorët nuk e kanë pasur të vështirë për të kryer vjedhjet. Për këtë ata përdornin 2 çelësa hekzagonalë 12 mm, me të cilët hapnin dyert e mjeteve. Policia e Durrësit u është përgjigjur me një hetim intensiv denoncimeve të personave të dëmtuar, duke arrestuar dy autorët. l.m