Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Meta per 21 Janarin..

$
0
0
POLITIKË


“Video-përgjimi dhe 21 janari, komplot i titullarëve të institucioneve kushtetuese dhe i lidershipit të opozitës”
30-12-2011 /

Gazeta 55

Kryetari i LSI-së Ilir Meta bën skanerin e vitit 2011

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta analizon zhvillimet politike përgjatë vitit 2011-të, duke u ndalur kryesisht te ngjarjet e 21 janarit, video – përgjimi, zgjedhjet e 8 majit si dhe procesi i integrimit të vendit në BE. Në një intervistë televizive për emisionin “Fakt” në UTV, Ilir Meta theksoi se video-përgjimi që u përdor kundër tij, ishte një pretekst për të nxitur dhunë dhe për të cenuar rendin demokratik dhe shtetin ligjor.
Sipas tij, edhe pa videon e manipuluar nga opozita, “lidershipi i PS ishte i vendosur të tentonte të përmbyste rendin kushtetues dhe të merrte pushtetin me dhunë, pasi humbi zgjedhjet në 2009-ën. 21 janari nuk ka lidhje me asnjë lloj videoje. Aq më tepër me një video-montazh të organizuar nga opozita. Aq më tepër kur dihet se pavarësisht që kishte të bënte me një video-montazh, kriminal që ka rezultuar nga të gjitha ekspertizat. Përsëri duke pasur informacionet e mia nga burime, pra se kjo do të përdorej si një pretekst për të nxitur dhunë, unë dhashë dorëheqjen nga postet qeveritare. Njëkohësisht kërkova vet që të hetohej kjo çështje i bindur se kisha të bëja me një montazh por edhe për të respektuar çdo ndjeshmëri që ishte krijuar për shkak të manipulimit të opinionit publik. Ky është një shkak shumë i rëndësishëm, ashtu sikurse kishte të bënte edhe morali im për të shkuar para drejtësisë jo si Zëvendëskryeministër por si qytetar i thjeshtë. Njëkohësisht nuk kishte asnjë arsye për të organizuar një sulm të dhunshëm ndaj institucioneve në kushtet kur këtë çështje e nisi për ta hetuar vetë Prokuroria. 21 janari ka lidhje edhe më një çështje tjetër, me atë që ndodhi një vit më parë që ishte liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kjo pasi për fat të keq lidershipi i PS-së për më shumë se 1 vit u përpoq ta bllokonte këtë proces përmes një konflikti të jashtëzakonshëm të provokuar pa asnjë arsye, pasi u bënë edhe greva në bulevard, pasi mbetën pa alternativë për të goditur qeverinë dhe për ta përmbysur atë, krijuan inskenimin e dhunshëm të 21 janarit dhe për këtë përgjegjësia është e atyre që i bënë këto veprime dhe këto manipulime. Por asnjë objektiv ato nuk arritën. Qeveria nuk u përmbys. Rendi kushtetues nuk u përmbys pavarësisht se u cenua. Bashkia e Tiranës nuk u fitua dhe njëkohësisht ajo që u quajt partia ‘ndjesë pastë’ doli shumë më e fortë nga zgjedhjet e 8 majit duke marrë 120 mijë vota. Për sa i përket 21 janarit dhe ju mos harroni që, 21 janarin, i pari që e ka paralajmëruar publikisht që do të shkonte drejt dhunës e drejt konfliktit, kam qenë unë dhe jo vetëm kaq, por tre ditë përpara se të ndodhte 21 janari Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i ka dërguar informacion zyrtar, me shkrim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke i përshkruar pak a shumë për ato informacione që ne i kishim dhe që rezultuan për fat të keq shumë të sakta për atë që do të ndodhte. Për fat të keq janë vrarë 4 qytetarë, të cilët nuk jetojnë më, ndaj dhe unë kërkoj me forcë që të zbardhet 21 janari. Përveç arsyes morale, arsye tjetër ishte se kishe informacione sekrete nga burime që ju informuan juve se do të përdorej dhunë dhe ju e dhatë dorëheqjen edhe për këtë arsye. Gjithashtu ne kemi ditur se çfarë do të ndodhte në 21 janar, Ne situatën e kemi pasur nën kontroll dhe vazhdojmë ta kemi nën kontroll sa i përket informacioneve”, u shpreh Meta.
Ai deklaroi se 21 janari do ishte shmangur, nëse segmente të caktuara të shtetit (institucionet Kushtetuese) do kishin funksionuar në përputhje me ligjin.
Sipas tij, këto institucione jo vetëm që nuk funksionuan, por ushtruan funksionimin e tyre në drejtim të kundërt.
“Duket qartë që segmente të caktuara të shtetit, jo vetëm që nuk kanë funksionuar, por kanë funksionuar në drejtim të kundërt. Është e qartë, të gjithë i kanë parë pamjet, socialistët e vërtetë ishin të vendosur nga Galeria e Arteve e këtij, pasi socialistët e vërtetë nuk janë njerëz të dhunshëm, por në krye të turmës kanë qenë kontingjente kryesisht kriminale. E kam thënë dhe atëherë dhe e them dhe tani me shumë qetësi dhe me shumë bindje. Kuptohet që ai tension i imponuar për orë të tëra synonte një produkt, për fat të keq me pasoja për jetën e qytetarëve, sepse një protestë zhvillohet dhe secili më pas vazhdon punën e tij. Elementë me armë, me mjete të forta nuk duhet të kishin hyrë në Tiranë duke qenë se paralajmërime të tilla ishin bërë më parë. Unë nuk dua të hyj në kompetencat e hetimit të çështjes”, tha ai.
Meta iu referua dhe rolit të organit të akuzës në çështjen e video-përgjimit me Dritan Priftin, teksa deklaroi se Prokuroria është bërë palë me manipulatorët e opozitës, duke shkelë në mënyrë flagrante ligjin.
“Problemi i madh është implikimi total i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë çështje e cila në mënyrë të qëllimshme jo vetëm ka manipuluar procesin, jo vetëm ka mashtruar Parlamentin, sikurse ka rezultuar edhe nga procesi gjyqësor, jo vetëm është përpjekur të zvarrisë në mënyrë të qëllimshme këtë proces vetëm për arsye politike, por njëkohësisht prokuroria e Përgjithshme, ka shkelur dhe vazhdon të shkelë çdo ditë në mënyrë të hapur ligjin, jo thjesht duke u bërë pjesë e një loje politike, por edhe shumë më tepër sesa kaq”, theksoi ai, duke përmendur dhe një tjetër element që fakton kapjen politike të Prokurorisë, në dënimin e paprecedentë për vrasje, me vetëm dy vite burg.
“Jo vetëm për këtë çështje por edhe për të tjera rezultojnë deri në fyt, jo vetëm të implikuar politikisht por edhe në afera që nuk mbyllen dot. Ç’është ky institucion që i thotë Ministrit të Drejtësisë që nuk do ndërhyrje kur nuk respekton ligjin dhe dënon një njeri për vrasje me vetëm 2 vite. Çështje ky institucion që mund të bëjë ç’të dojë në këtë vend dhe që bën vetëm loja politike dhe korruptive. Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre spekulimeve por ky është një komplot shumë më i gjerë se sa thjesht disa prokurorë apo ndonjë tjetër. Është e qartë që prokuroria vetëm një institucion i ligjshëm nuk është, ashtu siç jam i bindur që ka edhe prokurorë që janë edhe më të zhgënjyer por edhe shumë të tjerë pasi mendojnë që ata nuk e kanë këtë përgjegjësi, mendojnë që prokuroria duhet të jetë e pavarur dhe të respektojë ligjin”.
Ndërkaq, Meta iu referua dhe bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike, duke deklaruar se koalicioni është i qëndrueshëm dhe funksional, në përmbushjen e objektivit madhor, “integrimin e Shqipërisë në BE”.


55


..



te lumte meta.. pikes i ke rene..

.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>