Katër shqiptarë në mesin e spiunëve në Maqedoni
Komisioni për Lustrim në Maqedoni ka publikuar në ueb-faqen e tij zyrtare emrat e 11 ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në sistemin e kaluar monist. ...
Postuar: 02:08:33 / 04.08.2012
Bëhet fjalë për personalitete që kanë kryer funksione të ndryshme publike si deputetë, ambasadorë, profesorë universitarë etj.
Nga emrat e publikuar, 7 janë maqedonas dhe 4 shqiptarë: Sllobodan Ugrinovski, Vangel Gagaçev, Nikolçe Babovski, Sefedin Haruni, Vlladimir Millçin, Shaban Shehu, Jordanço Çevreski, Mahi Nesimi, Faredin Miftari, Zoran Jovanovski dhe Kosta Ballabanov.
Paralelisht me emrat, janë publikuar edhe dokumente tjera, në bazë të të cilave edhe janë miratuar vendimet.
Në dokumentet e siguruara nga shërbimet e sigurimit të shtetit dhe arkivi i Maqedonisë, Komisioni për Lustrim publikon gjithë veprimtarinë e këtyre personave që nga dhënia e pëlqimit për të bashkëpunuar, por nuk jep emrat e personave që kanë qenë viktima të veprimtarisë së tyre të spiunimit.
Komisioni thotë se vendimin për publikimin e emrave e ka marrë në pajtim me ndryshimet e reja në Ligjin për verifikimin e fakteve.
Publikimi i emrave është përcjellë me debate të shumta, pasi një pjesë e anëtarëve të Komisionit ka thënë se veprimi është antiligjor.
Ndryshimet, në bazë të të cilave tani vepron Komisioni, ishin miratuar pa pëlqimin e opozitës, e cila kishte bojkotuar seancën e Kuvendit me arsyetimin se ligji është në funksion të qeverisë aktuale, për të diskredituar në forma të ndryshme të gjithë kundërshtarët politikë.
RTK
----------------------------------------------
Katër shqiptarë në mesin e ish-spiunëve në Maqedoni
04-08-2012 11:12 CET
Komisioni për Lustrimin në Maqedoni ka publikuar në faqen zyrtare emrat dhe dosjet e personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Në mbrëmje u publikuan emrat dhe dosjet e 11 personave që kanë qenë ish-spiunë dhe se në mesin e tyre janë edhe katër ish-funksionarë dhe personalitete publike shqiptare.
Personat e shpallur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën janë: Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski (anëtar i këshillit komunal në Rosoman), Vlladimir Millçin (regjisor dhe kryetar i Institutit Shoqëri e Hapur – Soros), Faredin Miftari (Drejtor i burgut), Sejfedin Haruni (ish-deputet dhe kryetar i PPD-së), Jordanço Jevrevski (dekan i Fakultetit të Arteve dramatike), Nikolçe Babovski (kandidat për deputet), Vangel Gagaçev (ish-gjykatës), Kosta Ballabanov, Shaban Shehu dhe Mahi Nesimi.
Në faqen e Komisionit të Lustrimit janë shpallur vendimet që konfirmojnë këta persona si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, kryesisht bashkëpunëtor të UDB-së jugosllave, por gjithashtu janë shpallur edhe dokumente dhe dosje plotësuese.
Komisioni për Lustrimin në të ardhmen në bazë të Ligjit të ri gradualisht do të publikojë emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në Maqedoni. (INA)
http://www.zeri.info/artikulli/1/4/5...e-ne-maqedoni/