Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Ligjéshmérija e emrit selefi

$
0
0
Ligjshmëria e emërtimit Selefi
Falënderimi i takon Allahut, kurse salavatet tona qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e kijametit.
Ajo që më shtyri të përkthej disa nga deklaratat e dijetarëve islamë mbi ligjshmërinë e
emërtimit SELEEFI, është se davetit selefi i janë sajuar petka të cilat ndoshta ia kanë humbur pak a shumë imazhin e duhur, si dhe ua kanë hapur gojët atyre gjuha e të cilëve është ujitur natën dhe ditën me fyerje dhe shpifje ndaj sunetit të të Dërguarit dhe pasuesve të tij. Andaj, si një musliman i cili ka mësuar diç rreth kësaj çështjeje, vendosa
që të përkthej disa nga deklaratat e dijetarëve islamë, të cilat do t'i lexosh më poshtë, me shpresë që do të kenë dobi ata që kërkojnë të vërtetën, inshaAllah.
Pra, ehlu-suneti apo selefitë janë emërtuar me këtë emër, siç thotë shejh Salih el-Fewzan – Allahu e ruajt: “Janë emërtuar (selefitë ) ehlu-suneh, sepse ata kthehen tek suneti i të
Dërguarit, e jo tek fjalët dhe medhhebet e tjera. Kurse bidatçinjtë janë ata që njihen në bazë të bidateve dhe devijimeve që kanë, siç janë Kaderitë dhe Murxhiet, apo njihen në bazë të atij që e ka shpikur bidatin e tyre, siç janë Xhehmitë, apo njihen në bazë të
veprave të tyre të fëlliqura, siç janë Rafiditë (Shi'itët) dhe Havarixhët.“1
I njëjti rast është me xhematet bashkëkohore, të cilat quhen “xhemate islamike“. Prej këtyre xhemateve disa janë që njihen në bazë të bidateve të tyre, siç është Xhematit- Tekfir wel-Hixhreh; prej tyre ka që njihen në bazë të imamit të tyre, siç është xhemati
Sururi dhe Kutbi 2; prej tyre ka që njihen në bazë të veprave të tyre, siç janë Xhemati Teblig dhe Xhemati Xhihadik, poashtu Xhemati Ihvanul-Musliminë dhe grupacione tjera nga të devijuarit dhe bidatçinjtë. Prandaj, ai që shiqon me syrin e së vërtetës e sheh se këto xhemate janë larg udhëzimit pejgamberik… Ndërsa davetin selefit e ka themeluar i
Dërguari Muhamed bin Abdilah.
Thotë shejh Mukbil – Allahu e mëshiroftë:“Themelues i davetit selefi është i Dërguari i Allahut“.3 Të njëjtat fjalë i thotë edhe shejhu ynë Muhamed bin Hadij el-Med’halij –
Allahu e ruajt – të cilin e kemi dëgjuar disa herë nëpër ligjërata që kishin të bënin me këtë temë. Dhe të njëjtën fjalë e thonë të gjithë dijetarët selefi kudo që janë.
1. Marrë nga libri “Irshadul-Berijjeh ila sheri’jjetil-intisabi lis-Selefijeh we Dahdish-Shubehi-Bid’ijeh“ f.2. 2. Kutbi: Pasues dhe përhapës të ideve të Sejjid Kutubit. Kutbi janë njëri krah i xhematit Ihwanul-Musliminë që njihen me ekstremizmin në fe… Ndërsa krahu tjetër i këtij xhemati janë Benaitët, pasues të Hasen el- Benna-së, të cilët njihen me lehtësime të mëdha në fe. Që të dy krahët startojnë nga dy parimet e tyre: 1) “Qëllimi arsyeton mjetin“ dhe 2) “Të bashkëpunojmë në atë në të cilën pajtohemi, kurse të arsyetojmë njëri- tjetrin në atë që s'pajtohemi“. Parime këto që bien në kundërshtim me dy bazamentet e ehli-sunetit: Kur’anin dhe Sunetin. Sejjid Kutubi nuk hyn në taborrin e dijetarëve islamë (sepse s’ka dituri) e as në
Page 2
2 MBUROJA.net
taborrin e ehli-sunetit, përkundrazi, ai është i cili shumë bidate i ringjalli në librat e tij (fatkeqësisht një numër i librave të tij janë të përkthyera edhe në gjuhën tonë si “Nën Hijen e Kur’anit “, “Shenja në rrugë“, “Ilustrimi Artistik i Kur’anit“ etj). Ndërsa dijetarët e sunetit, duke qenë njerëzit që më së shumti i frikësohen Allahut dhe duke pasur parasysh përgjegjësinë e tyre para Allahut nëse heshtin para pavërtetësisë, nuk ngurruan të shkruajnë kundër librave të këtij personi. Prej Dijetarëve që kanë shkruar rreth bidateve të Sejjid Kutubit janë: shejh Abdullah ed-Duvejsh – Allahu e mëshiroftë -, shejh Rebië bin Hadij el-Med’halij – Allahu e ruajt dhe i dhashtë jetë – dhe shumë dijetarë tjerë selefi. Do të kishim shkruar më shumë rreth kësaj çështjeje, mirëpo nuk është vendi këtu që ta zgjasim më shumë. Prandaj, KUJDES!!! (Përkthyesi). 3. Po aty.
Prandaj, lexues i nderuar, mos të të mashtrojnë fjalët e atyre që me logjikën e tyre të dobët të bazuar mbi baza të dobëta mundohen që këtë emërtim ta zhdukin, për arsye se
ky emërtim përmban kthimin në bazat e selefit, ndërsa bidatçinjëve një gjë e tillë nuk u konvenon.“Mundohen që ta zhdukin dritën e Allahut, mirëpo Allahu e plotëson
dritën e vetë edhe pse mushrikët e urrejnë (një gjë të tillë)“.
Thotë Allahu: “Allahu është i kënaqur me të hershmit prej muhaxhirëve dhe ensarëve
dhe prej atyre që i pasojnë ata në të mirë, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u
ka përgatitur xhenete në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. E ky
është fitim i madh.“ (et-Tewbeh 100). Prandaj, mundohu që t’i pasosh ata në të mirë.
Po ashtu lexo fjalën e të Dërguarit, “Janë ndarë çifutët në shtatëdhjetë e një grup dhe janë ndarë të krishterët në shtatëdhjetë e dy grupe, kurse umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe, të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërës“. I thanë,"Cili është ai grup?" "I Dërguari tha, “Ata që do t'i përmbahen asaj në çka jam unë dhe shokët e mi sot“. Prandaj, ki kujdes, lexues i nderuar, mos ji prej të humburve por paso Sunetin që të
jesh i shpëtuar, inshaAllah.
Ndërsa para se t'i përmendim deklaratat e dijetarëve, dua të të tregoj se çka do të thotë fjala SELEFI?
Kur përmendim fjalën 'selef', kemi për qëllim paraardhësit, siç e ka cekur Ibni Mendhuri4 - Allahu e mëshiroftë -. Ndërsa në terminologjinë fetare, kjo fjalë përfshin “Ata që i përmbahen asaj në të cilën kanë qenë sahabet e ndershëm – Allahu qoftë i kënaqur me ta - , tabi'inët e dalluar që i pasuan sahabet në të mirë… “5
Dhe ja, lexues i nderuar, disa nga fjalët e dijetarëve islamë të hershëm dhe të vonë:6
Thotë shejhul-Islam Ibnu Tejmijeh - Allahu e mëshiroftë: “Nuk është turp që dikush të shfaq medh’hebin selefi,7 të thirret në te dhe të krenohet me të, bile është obligim që një gjë e tillë të pranohet, sepse medhhebi i selefit nuk është gjë tjetër veçse e vërteta“.8
Page 3
3 MBUROJA.net
Po ashtu, kur Ibnu Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë - flet kundër bidatçinjëve, thotë: “Sa më larg medhhebit të selefit që janë, aq më të njohur me bidat do të jenë, prandaj shenja
e bidatçinjëve është largimi nga medhhebi i selefit“.9
Thotë Dhehebiu – Allahu e mëshiroftë: “Ajo me çka duhet të pajiset hafidhi është (se ai duhet të jetë): i devotshëm, inteligjent, ta njohë gjuhën (arabe), të jetë i turpshëm, (të jetë)
selefi…”.10
Kur Dhehebiu - Allahu e mëshiroftë - shkroi për jetën e Darekutniut - Allahu e
mëshiroftë – ai u shpreh: “Asnjë herë nuk është futur as në ilmul-kelam (retorikë fetare) as në polemikë, mirëpo ka qenë selefi“.11
Shejh Muhamed Xhemil Zejno - Allahu e ruajt - tregon se është pyetur Bin Bazi – Allahu
e mëshiroftë - për grupin e shpëtuar, kurse Bin Bazi është përgjigjur: “(Grupi i shpëtuar) janë selefitë, secili që pason rrugën e selefit të mirë“.12
4. Po aty f.7. 5. Po aty. 6. Këto janë fjalët e përkthyesit. 7. Nuk bëhet fjalë për medhhebin në jurisprudencë, por fjala medhheb këtu përfshin gjithë atë në çka ka qenë selefi yne i mirë. 8. Mexhmu’ul-Fetava (4/149). 9. Mexhmu’ul-Fetava (4/155). 10. Sijeru A’lamin-Nubela (13/380). 11. Sijeru A’lamin-Nubela (16/457). 12. Mexhmuaturr-Rresaili li’Islahil-Ferdi vel-Muxhtema (f.162).
Shejh Ibnu Uthejmin - Allahu e mëshiroftë- në komentimin e librit “el-Akidetul- Vasitijeh“ thotë: “Ehlu-Suneti janë ata që e pasojnë selefin në çështje të akides, prandaj edhe i fundit deri në ditën e kijametit, nëse është në rrugën e të Dërguarit dhe sahabeve
të tij, ai është SELEFI“.13
Kur shejh Albani - Allahu e mëshiroftë - e kundërshtoi Aid el-Karnin, i cili po e
refuzonte këtë emërtim (selefi), i tha: “S'ka dyshim se një refuzim i tillë nënkupton
largim nga islami i vërtetë në të cilin kanë qenë selefi ynë i mirë, në krye të të cilëve është i Dërguari, siç tregon në hadith, ku thotë: "Njerëzit më të mirë janë xhenerata ime, pastaj ata që vinë pas tyre, pastaj ata që vinë pas tyre“. (Tra. Buhariu dhe Muslimi.) Prandaj, nuk lejohet që një musliman të largohet nga ky emërtim, ndërsa sikur të largohej nga çfarëdo emërtimi tjetër, nuk do të kishte mundësi asnjë dijetar ta akuzojë
atë me bidat apo fisk (mëkat) … Ndërsa ai që vetveten e adreson tek selefi, ai e adreson vetveten në përsosmëri. I Dërguari ka përmend se prej shenjave të grupit të shpëtuar është se ata i përmbahen asaj në çka ka qenë i Dërguari dhe sahabet e tij, prandaj ai që i
përmbahet asaj në çka kanë qenë ata, pa dyshim se do të jetë në udhëzim nga Zoti i tij.
Page 4
4 MBUROJA.net
Pa dyshim se emërtimi i qartë e i dalluar është që të shprehesh se: unë jam musliman, bazohem në Kur’an dhe Sunet ashtu siç e kanë kuptuar selefi ynë.
Ndërsa këtë fjali mund ta shkurtosh dhe të thuash: unë jam SELEFI".14
Pyetje drejtuar Komisionit të Përhershëm për Studime Shkencore Islame të A.Saudite: "Çka do të thotë fjala SELEFI dhe cili është mendimi i juaj për këtë emërtim?
Përgjigje: “Selefi do të thotë të kthehesh tek selefi, ndërsa selefi ynë janë: sahabet dhe imamët e udhëzimit nga tri gjeneratat e para – Allahu qoftë i kënaqur me ata. Ata janë
për të cilët i Dërguari ka dëshmuar me të mirë në fjalën e tij: “Njerëzit më të mirë janë xhenerata ime, pastaj ata që vinë pas tyre, pastaj ata që vinë pas tyre… “ (Tra. Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi.) Pra, selefitë janë ata që pasojnë menhexhin e selefit të bazuar në
Kur’an dhe Sunet, të cilët thërrasin dhe punojnë me këto dy bazamente, prandaj ata janë Ehlu-Suneti“.15-16
Këto ishin disa nga deklaratat e dijetarëve islamë që kanë të bëjnë me këtë çështje.
E lusim Allahun që ta pranojë këtë vepër dhe të kenë dobi robët e Tij. Amin.
13. Sherhul-Akidetil-Vasitijeh (1/54). 14. Marrë nga revista “el-Esaletu“ nr. 9, f.90, më datën 15 Shaban, 1416. 15. Përgjigje nga Komisioni i Përhershëm për Studime Islame nga A.Saudite nr.1361, v.2/165-166. 16. Shënim: Këto fjalë i përgatiti, me disa ndryshime të vogla, vëllai ynë Muhamed bin Sejf, student në Fakultetin e Hadithit në Univerzitetin Islamik në Medine. Këto fjalë gjinden në librin “Tahlisul-Ibad min Wahshijeti Ebil-Kadad“, autor i të cilit është shejhu, AbulMalik Ramadani – Allahu e ruajt.
Përktheu: Ebu Muadh el-Ensari

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>