PEKIN-Një gazetare kineze është turpëruar tej mase kur ngatërroi një lodër seksi me një kërpudhë,
gjatë raportimit në një emision televiziv.
Fshatarët e fshatit Liucunbu, zonë e thellë në
perëndim të qytetit kinez, Xi’an zbuluan një objekt
të dyshimtë teksa punonin tokën. Konfuzë dhe të
alarmuar për gjetjen ata njoftuan Xi'an TV, stacion lokal televiziv, të cilët nisën në vendngjarje një
gazetare të re femër. Yunfeng Ye kur mbërriti në
fshat, e identifikoi objektin e dyshimtë si një
kërpudhë mishtore tepër të rrallë, citon DailyMail. Duke përshkruar kërpudhën, Ye tha: 'Ne mund të shohim këtu dicka, si një gojë, ndërsa
nga ana tjetër ka një vrimë që zgjatet përgjatë gjithë pjesës së bimës. Është shumë e
butë, si një mish i vërtetë”. Madje gazetarja theksoi se kjo kërpudhë është një bimë e rrallë mjekësore me emrin
'Taisui', bimë që rritet në kushte specifike.
Teksa ndiqnin transmetimin, shumë telespektatorë telefonuan direkt televizionin dhe i
sqaruan se nga pamjet nuk shohin kërpudhë, por një lodër seksi burri për kënaqësitë e
grave.
Shumë shikues theksuan sesi ka mundësi që objekti që nuk ngjante aspak me kërpudhë të ngatërrohej kaq lehtë. Një ditë pas programit me kërpudhën e rrallë, televizioni kërkoi falje nëpërmjet një blogu.
'Programi ynë dje i bëri të gjithë të qeshnin me një raportim tepër të pakëndshëm nga një gazetare tepër e re”. (d.b/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/metropol/26...dhe-93217.html
Video
http://www.youtube.com/watch?v=5X4fQ...e_gdata_player