Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Selefi

$
0
0
Fjala Selefi është një
shkurtesë e fjalës
Selefus Salih, që do të
thotë, paraardhësit e
devotshëm.
Ajo i referohet në
mënyrë specifike tre
brezave të parë të
Islamit.
E para: Pejgamberi
(alejhis-selatu ue
selam) dhe sahabët
(shokët) e Tij.
E dyta: Tabi`inët (ata
të cilët ndoqën
Sahabët).
E treta: Et`bau Tabi`in
(ata të cilët pasuan
pasuesit e Sahabëve).
Selefizmi është term
që tregon mënyrën
sesi duhet të ndjekim
Selefët, në kuptim dhe
besimin, në të folur
dhe veprime,
pavarësisht nga koha
dhe vendi. Kjo është
për të kuptuar dhe
zbatuar fenë siç ishte
kuptuar dhe zbatuar
nga Selefët.
Selefët (të parët tanë)
ishin të njohur për
besnikërinë e tyre ndaj
parimeve
metodologjike të
përshkruara në Librin e
All-llahut, sunetin e të
Dërguarit të Tij
(alejhis-selatu ue
selam) dhe në
praktikën e sahabëve
(All-llahu është i
kënaqur me të gjithë
ata) .
Sa për i përket Besimit
(besoj se) Selefët kanë
ndjekur një Menhexh
(metodologji/rrugë) të
veçantë, e cila u
kundërshtua nga
besime të tjera si
Esh`aritë, Mu`tezilitë
etj
Sa i përket Ibadetit
(adhurimit) Selefët
jane në kundërshtim
me metodën që
ndjekin Sufitë dhe
adhuruesit e varrezave,
të cilët kanë shtuar
dhe futur gjëra në fe
pa marrë asnjë
autoritet nga Allahu.
Sa i përket Davetit
(thirrjes për tek All-
llahu) dhe çështjeve
aktuale, gjithashtu
dhe këtu Selefët
dallohen nga gjërat e
shpikura dhe
metodologjitë e
aktivistëve politik, të
cilët nën preteksin se
po pasojnë Selefët dhe
Dijetarët bashkohorë,
kanë tërhequr
vëmëndjen, emocionet
dhe ndjenjat e
njerëzve të
zakonshëm, duke i
larguar ato nga ajo
çfarë në të vërtetë
thërrasin Dijetarët dhe
duke i drejtuar ato
(njerëzit e thjeshtë)
nga vetet e tyre.
Është pyetur Shejkh
Salih El-Feuzan (All-
llahu e ruajtë):
Hyrja në Xhennet apo
zjarr, a varet nga
saktësia e Menhexhit
(metodologjia) që
pason ?
Ai u përgjigj:
Po, kur Menhexhi i një
personi është i saktë,
ai do të jetë prej
banorëve të Xhennetit.
Pra, nëse ai ndjek
Menhexhin e të
Dërguarit të All-llahut
(alejhis-selatu ue
selam) dhe Menhexhin
e Selefëve, ai do të
jetë prej banorëve të
Xhennetit (me lejen e
All-llahut).
Dhe kur ai pason,
ndjek dhe hecën me
Menhexhin e të
humburve, ai është i
kërcënuar nga zjarri.
Burimi:
El Exh`uibetul
Mufijdetu P: 47, F: 125.
Përshtati:
UdhezimidheDrita.net

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>