Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24373

Maskë për fytyrën, me kos dhe maja birre

$
0
0
Ca gjëra është më mirë të jenë të thjeshta dhe në vite dhe epoka, kështu është vepruar, duke funksionuar. Ndaj kërkimet e mediave ndërkombëtare në vende më pak të prekura nga teknologjia dhe prodhimet jobiologjike, sjellin herë pas here të reja të vlefshme nga bota e madhe e mjekësisë popullore.

Një prej tyre është dhe maska për fytyrën me kos dhe maja birre. Është e thjeshtë, funksionale dhe pa shumë shpenzim.

Më poshtë shikoni si përgatitet.

Marrim një tas te vogël qelqi dhe fusim 3 luge çaji kos dhe hidhni një lugë maja birre, përzieni derisa te formohet një masë homogjene.

Lyeni fytyrën dhe qafën duke shmangur sytë. Tek zona e syve vendosni 2 bustina me kamomil.

Majaja e birrës lufton infeksionin. Rekomandohet të përdoret edhe nga adoleshentët, pasi lufton infeksionet dhe puçrrat e fytyrës.

Kjo maskë është shumë qetësuese dhe ushqyese.

Maskën mbajeni 20 minuta. Pas 20 minutash fshijeni fytyrën me një copë leckë të pastër me temperaturë ambienti dhe menjëherë më pas, shikoni ndryshimet në lëkurën tuaj

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24373


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>