Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Poezi Tungjatjeta Kosovë!

$
0
0
Tungjatjeta Kosovë!


Tungjatjeta Kosove! (Kozeta Zylo)
Tungjatjeta Princesha ime,


Sot po udhëtoj kudo,
Me medalionin e Lirisë në gjoks,
Medalion që s'do ndryshket kurrë!
Në kujtesën e dhimbjes shkulmëzon shpirti,
Për rrëmbimin e të artit medalion,
Nga zotat e heshtun të Olimpit...!
Lamtumirë ju Zota të heshtun, lamtumirë!
Lamtumirë ju që ma gërryet kockën,
Me molën e hipokrizisë!
Princesha ime Kosovë,
Më lejo të vë buzët, në bisqet e Lirisë,
E me ju të bashkohem ne simfoninë e këngëve,
Të miliona shqiptarëve, që këndojnë shqip,
Aty, në tokën e lirë!
Sythet e Lirisë kanë buisur,
Janë harbuar sot, në degët e Shkurtit,
Shkurt dimri, kthyer në stinë pranvere!
Mëngjesin e burgosur zgjoi,
Duke hapur kufirin e shpirtit,
Me vezullim rrezesh nga bjeshkë Kosove!
Më fal Kosovë që s'të vij dot atje, më fal,
Por, edhe pse larg teje sot,
Unë po e shijoj këtu lotin e gezimit,
Te ngrirë kallkan, acareve,
Tashme të shkrirë nga Ju, por edhe nga kjo tokë,
Ku u vesit gonxhja e Lirise, dikur si manushaqe kokëulur!
Nuk do dëgjoj më krokatje korbash,
Ato kanë kohë që u shkrumbuan në harkun vetëtimë të Lirisë!
Në trungun e tokës tënde, dhimbjet lëshonin rrënjë,
Sot ato u groposën në dheun e Prizrenit, Prishtinës…
E në gjithë tokën e Dardanisë!
Unë kam kohë që jam larg teje, kam kohë…
Por dhe pse larg, vetëm tek ty përkundem me ninulla,
Në të vetmin djep me shqiponjë gdhendur,
Me emrin Kosovë, me emrin Shqipëri!
Eja, Liri Kosove, eja dhe tek unë,
Më kap prej dore, se sonte dua të hedh vallen e Rugovës,
Me xhamadanë sokolash e me plisin e bardhë në kokë,
Të trand botën e cmendur, që shekuj me radhë,
Ta përtypën Lirinë!
New York, 17 Shkurt, 2008 (Marrë nga faqja personale e zonjës Zylo, këtu nga Peshku pa ujë, Andi Ballshi

BIOGRAFI
Ka lindur në Tepelenë, nga prindërit Brahim dhe Liri Gjoni, një familje Mezhgoranase, me tradita patriotike dhe arsimdashëse.
Pasi diplomohet në Universitetin e Elbasanit "Aleksander Xhuvani" për Gjuhë dhe Letërsi (1979), punoi si mësuese e Letërsisë shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë kryen dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. E spikatur që në vitet 80-te për prirjet dhe qëndrimet e saj jo konformiste, K.Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit.
Mori pjesë aktive në krijimin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë dhe që nga themelimi ishte në kryesinë e Partisë Demokristiane të Shqipërisë.
Në vitet 1994-1995, u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e saj.
Është dalluar si një mësuese e apasionuar dhe mjaft aktive në shtypin e përditshëm e periodik, organizatore dhe regjisore spektaklesh të rinisë, etj.
Në shkurt të vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në ShBA (New York), ku integrohet në shoqërinë e atjeshme, vazhdon kualifikimet në kolegj, emërohet Këshilltare e studentëve në BramsonORT College (2000-2004). Punoi si pedagoge disa vite në Globe Institute of Technology në Manhattan, dhe tani është e punësuar nga Bordi i Edukimit të New Yorkut.
Shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikanë, ku është e zgjedhur zv/Presidente e org.së gruas shqiptaro-amerikane në New York.
Përfaqësuese e medias pranë Institutit "Gjergj Kastrioti Skanderbeg" në New York.
Sekretare për shtypin në shoqatën e Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë në USA.
Eshtë korrespodente e gazetës "Illyria" në USA dhe në disa media.
Bashkëpunëtore për vite me radhë në TV "Albanian Culture" në USA.
Ka organizuar për vite radhazi së bashku me bashkëshortin e saj Qemal Zylo, ditën e Flamurit si dhe veprimtari të tjera atdhetare, kulturore si dhe për Kosovën.
Përmes veprimtarisë së saj të dendur, si dhe krijimtarisë së kahershme publicistike, letraro-artistike, veçanërisht në poezi, K.Zylo ka fituar respektin e studentëve shqiptarë në New York, të komunitetit shqiptar në SHBA etj.
Është e martuar me Z. Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Valbonën dhe Klodianën.
Komente:78

Andi Ballshi - 3 Kor 2010 - 1:00pm
Thene te drejten une nuk kuptoj shume nga poezia, veçmas ajo figurative, te shprehem keshtu, por, megjithatë keto poezi me pelqyen dhe njëherit me preken shume, dhe gjithsesi do t'i kopjoj dhe do t'i lexoj, por edhe do t'ua dergoj miqve.

Pershendetje nga Andi Ballshi

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>