Kapitulli I:
Hyrje në temat e Zekatit
Definicioni i Zekatit
Fjala “zekat”, në Gjuhën Arabe, dmth: shtim dhe rritje.
Në terminologjinë e Sheriatit, zekati është: E drejtë obliguese në pasuri e cila ka arritur një kufi të caktuar, me kushte të caktuara, që i takon grupit të caktuar të njerëzve. Zekati është pastrim dhe dëlirje për shpirtin e njeriut. All-llahu thotë:
“Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën do t’i pastrosh ata dhe do t’ua rrisësh veprat e mira!” (et-Teube: 103)
Zekati është një ndër shkaqet e përhapjes së afrimit, dashurisë dhe solidaritetit mes individëve të shoqërisë muslimane.
Dispozita e zekatit dhe argumenti për të Zekati është njëri ndër obligimet e Islamit dhe njëra prej pesë shtyllave të tij. Zekati është shtylla më e rëndësishme pas namazit. All-llahu thotë:
“Faleni namazin, jepeni zekatin ...” (el-Bekare: 43);
“Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën do t’i pastrosh ata dhe do t’ua rrisësh veprat e mira!” (etTeube: 103)
Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Islami ndërtohet mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka të adhuruar të drejtë pos All-llahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i All-llahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, vizita e Qabesë – haxhxhi, dhe agjërimi i Ramazanit.”1
Kur Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, e dërgoi Muadh ibën Xhebelin radijAll-llahu anhu në Jemen, e porositi:
“Ftoi që të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar të drejtë përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguar i All-llahut! Nëse ata të binden në këtë, atëherë lajmëroi se All-llahu ua ka bërë obligim pesë namaze gjatë secilës ditë dhe natë! Nëse ata të binden për këtë, atëherë mësoi se All-llahu ua ka bërë obligim një lëmoshë nga pasuria e tyre, e cila u merret të pasurve dhe u jepet të varfërve në mesin e tyre.”2
Të gjithë muslimanët, në secilin kënd të botës janë të njëzëshëm se zekati është obligim dhe sahabet kanë qenë të njëzëshëm për luftimin e atyre që nuk e japin zekatin.
__________________________________________________ _____________________
1 Buhariu nr. 8 dhe Muslimi nr. 16 i transmetuar nga Ibën Omeri radijAll-llahu anhuma.
2 Buhariu nr. 1359 dhe Muslimi nr. 19 i transmetuar nga Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma.Sipas kësaj, fakti se zekati është obligim, vërtetohet me Kur'an, Sunnet dhe Ixhma – konsensus.
__________________________________________________ _____________________
Gjykimi për atë që e mohon zekatin
Kush e mohon obligueshmërinë e zekatit, për shkak të padijes së tij dhe është njeri që ka mundësi të mos e dijë këtë gjë, si p.sh. është njeri i sapo konvertuar në Islam, ose është rritur në shkretëtirë larg vendbanimeve ku dihet për obligueshmërinë e zekatit, i tilli mësohet se zekati është obligim dhe nuk gjykohet se është kafir, sepse ai është i arsyetuar.
Nëse mohuesi është musliman i rritur në vend islam, mes dijetarëve, i tilli është renegat (murted) i dalë prej Islamit dhe për të vlejnë normat e riddes3: tri herë i kërkohet të pendohet dhe nëse pendohet lihet, nëse jo vritet. Kjo sepse argumentet që vërtetojnë obligueshmërinë e zekatit janë të qarta në Kur'an, Sunnet dhe në Ixhmain e tërë Ummetit.
Prandaj, ai që e ka këtë gjendje, nuk ka mundësi të mos e dijë këtë dhe nëse e mohon ai e përgënjeshtron Kur'anin dhe Sunnetin dhe nuk u beson atyre.
Gjykimi për atë që nuk e jep zekatin për shkak të koprracisë
Kush nuk e jep zekatin për shkak të koprracisë, duke qenë i bindur se ai është obligim, i tilli është mëkatar, por kjo nuk e nxjerr prej Islamit, ngase zekati është një prej degëve të Fesë dhe lënësi i saj nuk del prej Islamit vetëm për shkak të lënies. Pejgamberi sal-lAllllahu alejhi ue sel-lem, për lënësit e dhënies së zekatit ka thënë: “... Pastaj ai e sheh rrugën e tij, ose për në Xhenet ose për në Zjarr.”4
Nëse ky ishte kafir, atëherë nuk do të kishte për të rrugë për në Xhenet. Njeriut të këtillë pushteti duhet t’ia marrë zekatin me detyrim dhe duhet ta disiplinojë duke e ndëshkuar. Nëse lufton për ta mbrojtur atë pjesë të pasurisë, atëherë duhet të luftohet deri sa t’i nënshtrohet urdhrit të All-llahut dhe ta japë zekatin.
All-llahu thotë:
“Por, nëse pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atëherë i lini të qetë!” (et-Teube: 5)
Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar të drejtë përveç All-llahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i All-llahut, ta falin namazin dhe ta japin zekatin. Nëse ata e bëjnë këtë, atëherë prej meje e kanë të siguruar gjakun dhe pasurinë e vet, përveç me hak të Islamit, kurse llogaritja e tyre është tek All-llahu.”5
__________________________________________________ ______________
3 Ridde është heqje dorë nga Islami. Murtedd – një musliman që ka hequr dorë nga Islami – renegat. (sh.p.)
4 Muslimi nr. 987. Kjo është pjesë e hadithit të gjatë që flet për mëkatin e mos-dhënësit të zekatit, në të cilin mes tjerash thuhet se: ai që nuk e jep zekatin e arit dhe të argjendit, me to do të dënohet në zjarrin e Xhehenemit, pastaj do ta shohë rrugën e tij, për në Xhenet ose për në Xhehenem. 5 Buhariu nr. 2946 dhe Muslimi nr. 21.
__________________________________________________ ______________
Ebu Bekr esSiddiku radijAll-llahu anhu ka thënë:
“Nëse nuk ma japin edhe një kece të cilën ia jepnin të Dërguarit të All-llahut, unë do t’i luftoj.”6 Kece është e vogla femër e dhisë, deri sa të mbushë një vjet.
Këtë mendim e kanë ndarë edhe tre halifët e tjerë, si dhe të gjithë sahabet. Kjo ishte konsensus për luftimin kundër atyre që e patën ndalë zekatin. Edhe ai që nuk e jep zekatin për shkak të koprracisë, gjithashtu bën pjesë në këto tekste.
Pasuritë për të cilat obligohet dhënia e zekatit
Zekati është obligim të jepet prej pesë llojeve të pasurive:
1) Bagëtitë: devetë, lopët dhe dhentë e dhitë. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sellem thotë:
“Secili pronar i deveve, lopëve dhe dhenve që nuk e ka dhënë zekatin e tyre, do
të dalë Ditën e Gjykimit dhe do t’i vinë ato më të mëdha e më të majme sesa kanë qenë dhe do ta godasin me brinjët e do ta shkelin me këmbët e tyre. Sa herë që kalon e fundit, kthehet e para dhe kështu vazhdon deri sa të mbarojë gjykimi mes njerëzve.”7
2) Ari dhe argjendi, si dhe çdo gjë që e zë vendin e tyre, siç janë valutat në letër që përdoren në kohën e sodit.
All-llahu thotë:
“Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.” (et-Teube: 34)
Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Secili pronar i arit dhe argjendit që nuk e jep hakun e tyre, kur të vijë në Ditën e Gjykimit atij do t’i bëhen pllaka prej zjarri të cilat do të nxehen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do t’i fërgohen balli, shpina dhe krahët. Sa herë që ftohen nxehen përsëri. Kjo i
ndodh në një ditë që është sa pesëdhjetëmijë vite.”8
3) Malli i tregtisë: ai është secili send që është bërë gati për shitblerje me qëllim
përfitimi.
All-llahu thotë:
“O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar ...” (el-Bekare: 267)
Shumica e dijetarëve thonë se qëllimi është për zekatin e mallit të tregtisë.
4) Drithërat dhe frutat. Drithërat janë të gjitha farat që hahen dhe deponohen, si gruri, elbi etj. Me fruta është qëllimi për hurmat dhe stafidhet.
All-llahu thotë:
“...dhe nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga toka!” (el-Bekare: 267);
“Jepni atë që është detyrë (zekatin) në ditën e vjeljes së tyre!” (el-En’am: 141)
Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
“Për prodhimet që ujiten nga shiu, lumenjtë ose nga vetvetiu9 jepet një e dhjeta, kurse nëse uji për ujitje bartet, atëherë jepet gjysma e një të dhjetës.”10
__________________________________________________ ____________________________
6 Buhariu nr. 1400 dhe Muslimi nr. 20.
7 Muslimi nr. 987 nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu.
8 Muslimi nr. 987 nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu.
9 Nëse aty mblidhet uji i shiut, ose pi prej damarëve të ujit, si p.sh. nëse është afër ndonjë lumi etj.
10 Buhariu nr. 1483 nga Ibën Omeri radijAll-llahu anhuma.
__________________________________________________ ____________________________
5) Mineralet xeherore dhe thesaret e fshehura. Minerale xeherore janë çdo gjë që del prej toke, që është e krijuar në të, pa e vënë aty dikush, e që ka vlerë, si: ari, argjendi, bakri etj.
Thesare janë pasuritë që gjenden në tokë, të cilat i ka fshehur aty dikush më parë.
Argument për dhënien e zekatit prej xeheve dhe thesareve është kuptimi i përgjithshëm i ajetit:
“Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar dhe nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga toka!” (el-Bekare: 267)
Kurtubiu në tefsirin e tij ka thënë: “Dmth: bimët, xehet dhe thesaret.” Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Për thesaret jepet një e pesta.”11
Për obligueshmërinë e zekatit prej xeheve, ka konsensus në Ummet.
Urtësia e obligimit të zekatit dhe kush e ka obligim (kushtet për të qenë zekati obligim)
a) Urtësia e obligimit të zekatit:
Zekati është bërë i ligjshëm për urtësi të larta dhe ideale fisnike të cilat nuk mund të numërohen. Ja disa prej tyre:
1) Pastrimi dhe shtimi i pasurisë, zbritja e bekimit në të, largimi i dëmit dhe mynxyrave të saja, si dhe mbrojtja e saj prej dëmtimeve dhe shkatërrimit.
2) Pastrimi i dhënësit të zekatit prej koprracisë, fëlliqësive të mëkateve dhe gabimeve, si dhe stërvitja e tij për të shpenzuar në rrugën e All-llahut.
3) Solidarizimi me të varfrin dhe plotësimi i nevojave të të mjerëve, të vobektëve dhe të skamësve.
4) Përforcimi i solidaritetit, bashkëpunimit dhe dashurisë mes individëve të shoqërisë.
Kur i pasuri t’ia japë vëllait të vet të varfër zekatin e pasurisë, ndoshta ajo bëhet shkak që të fshihet prej zemrës së tij urrejtja që e ka pasur për të pasurin dhe dëshira që t’i humbë ajo e mirë që e ka i pasuri. Me këtë largohen mëritë dhe kaplon siguria.
5) Dhënia e zekatit përmban falënderim ndaj All-llahut për dhuntinë e pasurisë që ia ka dhuruar muslimanit dhe përmban bindje ndaj urdhrave All-llahut.
6) Dhënia e zekatit është argument për sinqeritetin e besimit të atij që e jep zekatin, sepse pasuria është e dashur, kurse njeriu nuk e jep gjënë e dashur, përveç nëse atë e jep për një më të dashur.
__________________________________________________ ___________
11 Buhariu nr. 1499 dhe Muslimi nr. 1710 nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu.
__________________________________________________ ___________
7) Zekati është shkak për kënaqësinë e All-llahut, zbritjen e mirësive, faljen e
mëkateve dhe shumë të mira të tjera.
b) Kush e ka obligim dhënien e zekatit (kushtet që zekati të jetë obligim): Zekati është obligim për atë që i plotëson këto kushte:
1) Islami. Zekati nuk është obligim për mosbesimtarët, sepse është ibadet me pasuri, me të cilin muslimani i afrohet All-llahut. Kafirit nuk i pranohen ibadetet, për sa kohë ai nuk hy në Islam.
All-llahu thotë:
“Ndihmesat e tyre nuk do të pranohen, ngase ata janë njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij” (etT-eube: 54)
Pasi që nuk u pranohen, atëherë nuk ka pse të detyrohen ta japin. Të njëjtën e vërteton kuptimi i fjalëve të Ebu Bekrit radijAll-llahu anhu:
“Kjo është lëmosha e detyrueshme të cilën i Dërguari i All-llahut ua ka bërë obligim muslimanëve.”12 Megjithëkëtë, kafiri do të llogaritet në Ditën e Gjykimit për mosdhënien e zekatit, sepse, sipas mendimit të vërtetë, ata janë të obliguar edhe me degët e Fesë.
2) Liria. Zekati nuk është obligim për skllavin dhe për mukatebin13, sepse skllavi nuk posedon pasuri, kurse posedimi i mukatebit është i dobët. Çdo pasuri e skllavit i përket pronarit të tij, prandaj pronari e ka obligim ta japë zekatin.
3) Posedimi i plotë dhe i qëndrueshëm14 i nisabit15, i cili është jashtë nevojave të patjetërsueshme të njeriut, të cilat nuk mundet t’i lërë anash, siç janë: ushqimi, veshmbathja dhe banimi. Zekati është solidarizim me të varfrit, prandaj duhet të kihet parasysh, në posedimin e nisabit, pavarësia e njeriut prej tij. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
“Nën pesë barrë16 nuk ka zekat, nën pesë deve nuk ka zekat dhe nën pesë okë17 nuk ka zekat.”18
4) Të kalojë një vit. Kjo dmth që duhet nisabit t’i kalojnë dymbëdhjetë muaj hënor në pronësinë e pronarit. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk jepet zekat për pasuri, deri sa t’i kalojë asaj një vit.”19 Ky kusht vlen për bagëtitë, arin e argjendin dhe mallin e tregtisë, kurse për të vjelat e frutat dhe xehet e thesaret, ky kusht nuk vlen.
All-llahu thotë:
“Jepni atë që është detyrë (zekatin) në ditën e vjeljes së tyre!” (el-En’am: 141)
Xehet dhe thesaret janë pasuri e cila fitohet prej tokës dhe për shkak të kësaj nuk duhet konsideruar kalimin e një viti për t’u bërë obligim zekati, por zekati i tyre jepet në ditën e posedimit, sikur për të korrurat dhe të vjelat.
__________________________________________________ ____________
12 Buhariu nr. 1454. Këtë e ka thënë Ebu Bekri radijAll-llahu anhu në letrën të cilën ia ka shkruar Enes ibën Malikut radijAll-llahu anhu kur e ka dërguar në Bahrejn.
13 Ai që ka marrëveshje me zotërinë e vet për ta liruar veten, që ka aktlirim. Për më tepër shih temat në Librin mbi Trashëgiminë, Testamentet dhe Lirimin e skllevërve! (sh.p.)
14 I qëndrueshëm dmth: që nuk është i kanosur me shkatërrim. Nëse pasuria është e nënshtruar ose e ekspozuar për shkatërrim, atëherë nuk jepet zekati.
15 Nisab = sasi e caktuar, prej së cilës fillon dhënia e zekatit.
16 Njësi matëse arabe për sasi, që me peshë mund të krahasohet me rreth njëqind e pesëdhjetë kilogramë. Këtu bëhet fjalë për nisabin frutave të tokës. (sh.p.)
17 Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë (sipas krahinave të ndryshme), kurse në Gadishullin Arabik ka qenë e barabartë me 118,824 gramë. Këtu bëhet fjalë për ar dhe argjend. (sh.p.)
18 Buhariu nr. 1447 dhe Muslimi nr. 979 nga Ebu Seid elHudriu radijAll-llahu anhu.
19 Transmeton Ibën Maxhe dhe të tjerë. Albani e bën sahih në Irvaul Galil 3\254 nën numrin 787.
__________________________________________________ _____________________________
Llojet e zekatit
Zekati është dy lloje:
1) Zekati i pasurisë: ai është zekati që ka të bëjë me pasuritë e ndryshme;
2) Zekati i trupit: ai është zekat që ka të bëjë me njerëzit. Ky është zekatul fitr (që te ne njihet si: sadakatul fitr ose vitra – sh.p.).
Zekati i borxhit
Nëse njeriut i ka borxh dikush që nuk mund t’ia kthejë, atëherë pronari duhet ta japë zekatin e tij për një vit, pasi që ta marrë atë borxh. Kurse, nëse njeriu ka borxh te dikush që ka dhe mund ta kthejë borxhin, atëherë ai jep zekat për të secilin vit, ngase kjo pasuri është njësoj sikur të ishte e pranishme në posedimin e tij.
Esselamun alejkum