Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372

Lidhjet e Vatikanit me mafinë italiane?!

$
0
0
Lidhjet e Vatikanit me mafinë italiane?!

Vatikani së fundi e gjeti veten në qendër të një skandali të ri, kur një burim nga Shteti i Papës vërtetoi për agjencinë e lajmeve ANSA se Vatikani 22 vjet më parë ra dakord për të varrosur mafiozin famëkeq Enrico de Pedis, në Bazilikën e Shën Apolinarit - pranë papëve dhe kardinalëve - në këmbim të kompensimit prej një miliardë liretave, ose 660 mijë dollarëve.
Si duket, prifti kryesor i Romës, Kardinali Ugo Poletti, në fillim hezitoi, por kur u përballë me shumat e mëdha që në fronin e tij i kishte vendosur e veja e de Pdisit, në fund e dha bekimin! Vatikani nuk i ka komentuar zyrtarisht akuzat, por në ndërkohë ka vendosur që t’i lëvizë eshtrat e udhëheqësit të vdekur të bandës famëkeqe të Romës – Magliana.

Presioni publik nisi të grumbullohet në fillim të këtij muaji, kur prokurori Giancarlo Capaldi tha se zyrtarët e lartë të Vatikanit dinin më se që kanë dashtë të pranojnë për lidhjet e bandës Magliana me Selinë e Shenjtë, përfshirë edhe rrëmbimin dhe vrasjen e 15 vjeçares Emanuela Orlandi.

Emanuela ishte vajza e një zyrtari të Vatikanit, e cili u zhduk më 1983, ndërsa krimi lidhej pikërisht me bandën Magliana.

"Ka njerëz në Vatikan, që janë ende gjallë e që e dinë të vërtetën", tha Capaldi.

Shumë mendojnë se babai e Emanuelas kishte prova që e lidhin Bankën e Vatikanit me krimin e organizuar, prandaj ajo është rrëmbyer për ta heshtur atë. Kjo teori gjithashtu sugjeron se ishte pikërisht de Pedis, i cili u vra më 1990, ai që organizoi rrëmbimin e saj, shkruan The Independent.

Në dy dekadat e fundit spekulohet se mbetjet e saj janë varrosur në Bazilikë, pranë trupit të de Pedisit. Vëllai i saj Pietro është një nga ata që kërkon që ky varr të hapet. Vatikani, i cili kohët e fundit përballet me akuzat për lidhjet me mafinë, i mohon akuzat dhe paralajmëron se hetuesit munden t’i rihapin varret - për të hequr kështu të gjitha dyshimet.

"Mendoj se asgjë nuk është fshehur dhe se nuk do të zbulohet asnjë sekret i Vatikanit”, ka thënë zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Federico Lombardini.

Trupi i de Pedisit ndoshta do të zhvendoset në lokacion më pak "të njohur”, por edhe nëse në varr nuk gjendet trupi i vajzës, do të vazhdojë misteri që e lidh zhdukjen e saj me Vatikanin.

Teoritë janë të shumta. Një nga më interesantet është ai që thotë se anëtarët e Maglianos e kanë rrëmbyer vajzën me urdhër të ekstremistëve turq, për ta përdorur atë si “investim” për lirimin e Mehmet Ali Agces, i cili më 1981 kishte tentuar ta vriste Papa Gjon Palin e Dytë.

Teoritë e tjera në këtë rast e fusin Paul Marcinkusin, ish kreun e poshtëruar të Bankës së Vatikanit, i cili më 1982 ishte i kyçur në bankrotimin e bankës më të madhe italiane, Banco Ambrosiano. Menjëherë pas kësaj, presidenti i bankës, Roberto Calvi, i njohur si "bankieri i Zotit", u gjet i varur në një urë në Londër. Ndërsa, kurrë nuk është bërë e qartë nëse ajo ishte vrasje apo vetëvrasje.

Ky ndoshta është edhe një mister i Vatikanit që do të mbetet pa u zbuluar! /Telegrafi/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24372