Pëllumb Xhufi: Një mal prej 4000 dokumentesh të reja për shqiptarët në arkivat veneciane
Intervistë me studiuesin e njohur medievalist Pëllumb Xhufi, ku flitet për zbulimet e fundit të tij. Pothuaj e ka menduar si një rrugëtim të shkurtër, kuptohet konvencionalisht, por , ka hasur në një mal me dokumente për periudhën e errët të pushtimit osman në vend. Mes tyre ka kuriozitete fantastike, ku në njërën syresh shpjegohet sesi Kasanova ndiqte Shën Kozmain, që kish ardhur të ngrinte shkollat greke në Shqipëri.
Intervistoi Ben Andoni
Ka vizituar Arkivin e Shtetit të Venecies, si dhe Bibliotekat të ndryshme publike e private Marciana, Correr e Querini dhe ajo që ka parë ka qenë e jashtëzakonshme. Pikërisht për këtë korpus dokumentesh do të flasë në këtë intervistë për Milosaon, historiani i njohur
Si arritët që të binit në korrent të këtyre materialeve të shumta?
Për hir të së vërtetës, fillimisht shkova thjesht në Venecia më tepër për të kryer një sondazh dhe për të tërhequr pak dosje me dokumente, të cilat i kisha pikasur që më parë. Në fakt, u zhgënjeva, pasi më priste një masë e tërë materialesh, deri më tani krejt të panjohura e të shpërndara në fonde të ndryshme në Arkivin e Shtetit të Venecies, si dhe në Bibliotekat të ndryshme publike e private Marciana, Correr e Querini. Atëherë vendosa dhe e shtyva qëndrimin me plot dy muaj, ku munda të tërheq dorëshkrime që lidhen drejtpërdrejtë me temën aktuale të studimit tim, Një vështrim nga Perëndimi mbi Shqipërinë e Poshtme, shek. XV-XVIII. Në fakt, duke mos pasur shumë kohë në dispozicion, arrita që të marr pas vete vetëm pak materiale. Vetëm se tani kam shumë më tepër informacion edhe për dy temat e ardhshme studimore, ato mbi Shqipërinë e Epërme dhe atë të Mesme në po ata shekuj. Them se kryerja në parametrat e duhur dhe përmbushja e objektivit personal në këto studime do jetë një kontribut real, megjithëse më duhet të pohoj ende modest, për një periudhë kohore që fatkeqësisht është lënë si e mënjanuar dhe që lidhet me segmentin pas vdekjes së Skënderbeut dhe merr fund në prag të krijimit të Pashallëqeve të mëdha (fundi shek. XVIII). Dua të theksoj se për temën në studim, kërkimet e fundit në arkivat e bibliotekat e Venecies jo vetëm plotësojnë në një masë e cilësi të pashpresuar dhe tej çdo parashikimi, bazën dokumentare të njohur prej meje, dhe që deri tani përfaqësohej kryesisht nga burime spanjolle, vatikane, greke e osmane, por të japin shpresën të besosh për punë edhe në tema të tjera po kaq interesante në të ardhmen. Janë as më shumë e as më pak por plot rreth 4 mijë dokumente, një pjesë e shumtë e të cilave sjellin të dhëna ekskluzive. Ajo çfarë përbën interes për mua është se në një masë të madhe dokumentet e zbuluara jo vetëm plotësojnë dhe konfirmojnë por edhe hedhin poshtë teza e pohime të mbrojtura deri më tash nga historiografia shqiptare dhe ajo e huaj. Në këtë gjykim kanë një vlerë gjithashtu e çmuar.
A mund të na thoni disa prej këtyre elementeve të pazbuluara dhe si pasqyrohen shqiptarët në këto dokumente?
Në këto dokumente zbulohen mjaft elementë të rinj, të cilat e pasurojnë historiografinë tonë në një periudhë, e cila mbulon një hapësirë 300-vjeçare dhe që, gjithashtu, ndryshojnë në ndonjë rast edhe konceptet mbi historinë tonë. Por, ky dokumentacion i ri do kontribuojë ndryshe edhe për të hedhur një dritë të re mbi çështje të debatuara, kuptohet më shumë politikisht sesa shkencërisht, mbi karakterin etnik të Himarës, Çamërisë etj. Duhet tju sqaroj se, dokumentet venedikase jo vetëm flasin qartazi për një popullsi shqiptare në këto treva, qoftë kur bëhet fjalë për të krishterë, e qoftë për myslimanë. Dhe, kur këtë e thonë dokumentet e Venedikut atëherë këtyre u duhet besuar më shumë sepse e kanë treguar veten shpesh në cilësinë e lartë të tyre. Këtu, po bëjmë edhe një sqarim: Venediku ishte një shtet me sjellje thuaj-thuaj laike (Republika para fesë). Kështuqë, në përcaktimin e subjekteve të ndryshme, venedikasit nuk niseshin vetëm nga koncepti fetar, sipas të cilit një mysliman ose një shtetas i Perandorisë Osmane ishte turk, qoftë edhe sikur të ishte i krishterë. Të mos harrojmë se pak kush nga subjektet e tjera i njihte më mirë popujt ballkanikë. Të mendosh ishin prej 10 shekujsh në kontakt të ngushtë me ta. Informacioni që ajo merrte nëpërmjet bazave të tij në Kotor, Tivar, Korfuz, Pargë e Butrint, Venediku me anë të një rrjeti të dendur informatorësh, të cilët kishin kontaktet e tyre personale që nga Malësia e Veriut e vazhdonin deri tutje poshtë në Himarë, Dhërmi, Delvinë, Margëlliç e Paramithi dhe vazhdonin duke depërtuar në thellësi deri në fshatra të thella të zonës së Tivarit, Shkodrës, Lezhës, Vlorës, Beratit, Elbasanit, Janinës, Gjirokastrës, Kosturit e Shkupit. Dhe, duhet të kenë qenë tejet të përgatitur sepse realisht kanë detyrë të japin informacione për lëvizjet e ushtrive osmane, për kryengritjet e shqiptarëve, por nuk harrojnë të flasin për shpërthimet e epidemive të murtajës në ato treva dhe shpesh në informacionet e tyre janë të dhëna të çmuara dhe mbi etnografinë e këtyre krahinave.
A mendoni se përveç fakteve historike, do përballemi dhe me fajte dhe kuriozitete të panjohura
E kam përsëritur dhe njëherë më parë, por dua të sjell në vëmendjen tuaj: kryengritjen e madhe antiosmane shpërthyer në Çamëri në vitin 1611, dhe të drejtuar nga një prelat ortodoks, peshkopi Dionis Filozofi. Kisha shkruar edhe më parë për këtë kryengritje, që historiografia greke e quan si një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së Greqisë, përgjatë periudhës së sundimit osman.
Dokumentet e reja që kam zbuluar, provojnë se të gjithë protagonistët e kësaj ngjarjeje: peshkopi Dionis, armiku e xhelati i tij, Osman Pasha i Janinës, kapiteni Jeronim Kombi i oborrit të Napolit dhe padyshim vetë kryengritësit e 70 fshatrave të Çamërisë, që u përfshinë në atë ngjarje, ishin që të gjithë shqiptarë! Pra, kemi të bëjmë me një histori shqiptare, që i duhet kthyer historisë së Shqipërisë.
Por ka dhe një histori tjetër e cila është e ngjashme me subjektin e një romani të verdhë. Dihet mirë se nga viti 1770 në Epir fillon misionin e tij misionari Kozma nga Etolia. Ky personazh i njohur, më vonë edhe shenjtor nga kisha greke, kontribuoi shumë për hapjen e shkollave greke në gjithë Shqipërinë e Jugut. Ka qenë i ndjekur nga emisarët e Venedikut me agjentë të fshehtë. Njëri prej tyre ka hartuar disa raporte të fshehta për Këshillin e të Dhjetëve në Venedik, që ishte një lloj drejtorie e shërbimit informativ. Unë kam gjetur disa nga këto raporte, madje edhe një broshurë propagandistike që Shën Kozmai shpërndante në fshatrat shqiptare, gjatë kryerjes së misionit të tij. Dhe a e dini se cili ishte agjenti venecian, që ndiqte hap pas hapi udhëtimin, fjalimet dhe takimet e Shën Kozmait? Giaccomo Casanova, dora vetë.
A fjetën realisht shqiptarët nën sundimin turk, a mund të thuhet se është e vërtetë kjo tezë?
Sështë e vërtetë. Megjithatë përderisa edhe Kryeministri Berisha doli dhe e mbrojti këtë tezë, ka shumë të ngjarë që ajo të hyjë e të zërë vend edhe në tekstet e historisë, të cilët reforma ia ka besuar kronikanëve të zgjedhur. Megjithatë edhe pa zbulimin e këtyre dokumenteve, janë shkruar e botuar dokumente e studime jo të pakta për periudhën 1500-1700, të cilat dëshmojnë se Shqipëria vazhdoi, edhe pas Skënderbeut, të jetë vatra e ndezur e rezistencës antiosmane. Në këtë histori, i referohem botimeve dokumentare e punimeve të dy medievistëve të shquar, studiues e botues të palodhur dokumentesh: të paharruarit Injac Zamputit, veprat e të cilit duhet të zinte vend shumë kohë më parë sesa vepra e plotë e Giuseppe Valentinit. Por kemi dhe disa botime, e sidomos një studimi monumental të albanologut të përkushtuar Peter Bartl, i cili dergjej i pashfrytëzuar në Bibliotekën Kombëtare, dhe që mu për këtë arsye u vura ta përkthej e ta botoj vitin e shkuar, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Dituria. Vepra quhet Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane, dhe është në 90% të tij një histori evropiane e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në shekujt XVI-XVII.
Ndaj, me të dhënat e reja unë vetëm sa e përforcoj konkluzionin e historiografisë mbi Shqipërinë, si një gjenerator i historisë ballkanike e evropiane edhe në shek. XV-XVIII. Natyrisht sjell të dhëna të reja, ndonjëherë edhe lapidare, si p.sh. atë të një Ambasadori të Venedikut në Stamboll, i cili në vitet e shkëlqimit më të madh të Perandorisë osmane, shek. XVI, i shkruante Senatit se në gjithë Turqinë evropiane, Shqiptarët janë të vetmit që luftojnë kundër Turkut. Atë kohë, shqiptarët, që nga Tivari e deri poshtë në Paramithi e Margëlliç, u përfshinë në një varg kryengritjesh antiosmane, që shtrihen kohësisht deri në prag të krijimit të pashallëqeve të mëdha, në fund të shek. XVIII.
Dhe akoma më interesante dhe e rëndësishme është në drejtim të zhbërjes së një miti që ka zenë vend në historiografi, sidomos në atë të huaj, është se kundër osmanëve luftonin sa shqiptarët e krishterë, aq edhe ata myslimanë. Për këtë fakt më 1625, një misionar i Vatikanit, që raportonte për një përleshje të banorëve të Progonatit, në Labëri, me ushtrinë osmane, shprehte habinë e tij, se si ishte e mundur që në këtë vend turqit luftonin kundër turqve!
Dokumentet e gjetura në Arkivin e Venedikut rrëzojnë, besoj, edhe një mit tjetër, atë të barrierave krahinore mes shqiptarëve, i cili është rikthyer në modë edhe në ditët tona, për meritë të politikës. Sot, kur po bëhet gjithçka për të hequr nga analet e historisë sonë kombëtare apostuj të shqiptarisë, si Abdyl Frashërin, Ismail Qemalin, Dom Nikollë Kaçorrin, Fan Nolin e Luigj Gurakuqin dhe kur po pompohen antikrishtët e tradhtive dhe të ndarjeve kombëtare, ia vlen që të paktën të rinjtë të mësojnë se si, p.sh., në vitet 1620 qytetarë të Vlorës ishin ndër organizatorët e kryengritjeve në malësitë e Tivarit, dhe se si luftëtarë nga Ulqini, në 1735, erdhën enkas dhe luftuan në Margëlliç kundër osmanëve, në krah të kryengritësve çamë. Megjithatë, shqiptarët mbetën në krye të kronikave evropiane të shek. XVI-XVIII, jo vetëm për qëndresën e tyre brenda Shqipërisë. Shqiptarët ishin luftëtarë të pakrahasueshëm e shumë të kërkuar në tregun e luftës. Me stratiotë shqiptarë, Venediku mbrojti zotërimet e tij të shtrira nga Kreta e Peloponezi, Epiri shqiptar, Dalmacia, Friuli e deri në hinterlandin italian, duke i angazhuar ata në vijë të parë, si kundër osmanëve, ashtu edhe kundër francezëve, spanjollëve e austriakëve. Në vitet 1560, kur piratët Uskokë, me origjinë sllave dhe me bazë në Klisë të Dalmacisë, e bënë të palundrueshëm detin Adriatik, Venediku e gjeti zgjidhjen e këtij problemi jetësor për sigurinë e tij, duke armatosur 12 anije me luftëtarë shqiptarë, që vunë sakaq rregull në atë front. Në 1715, feldmarshalli prusian Schulenburg, i këshillonte autoritetet veneciane, që ta bazonin ushtrinë e tyre tek elementi shqiptar: edhe në rast se do duhej të rekrutonin ushtarë nga kombësi të tjera, këta duhet të mbanin kapele shqiptare, sigurisht për të demoralizuar armikun, që e njihte forcën dhe ashpërsinë e tyre në betejë. Në vitin 1737 mbreti Karl Borbon i Napolit krijoi një korpus elitar të ushtrisë së tij me luftëtarë shqiptarë dhe në 1807, pas marrjes së Korfuzit, Napoleon Bonaparti krijoi aty një trupë me rekrutë shqiptarë nga Epiri, të famshmin Régiment Albanais (Regjimenti Shqiptar). Dhe duke kaluar në revistë gjithë këto fakte e plot të tjera, nuk mund të mos konkludosh, me keqardhje, se sa energji e sa gjak kanë derdhur shqiptarët për interesat dhe për luftërat e të tjerëve!
Përveç shumë arsyeve të tjera, thuhet se shqiptarët ishin krejt të izoluar, përveç pushtuesit dhe karakterit gjeografik. Sa e vërtetë është kjo?
Ka një lloj miti për ndarjen e Shqipërisë nga lidhjet tradicionale me botën e me kulturën perëndimore, pas rënies nën sundimin osman. Ju them me bindje se lidhjet i kanë mbijetuar edhe pushtimit osman. Dua ta fillojmë me lidhjet më të natyrshme, ato njerëzore. Dokumentet e reja të zbuluara tregojnë se shumë shqiptarë, të ikur në Itali, në Greqinë kontinentale apo në ishujt e Jonit e të Egjeut, edhe pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së kështjellave shqiptare, apo që shërbenin në ushtri të ndryshme të Evropës, vazhduan të ruajnë lidhje me familjarët e tyre në Shqipërinë e pushtuar. Ka dhe më shumë se kaq: Gjon Muzaka në vitet 1500 apo Jeronim Kombi, në vitet 1600, të dy kapitenë në oborrin e Mbretit të Napolit, inkurajonin, organizonin e koordinonin aksionet e përbashkëta çlirimtare të kryengritësve shqiptarë, me Papatin dhe princërit katolikë të Evropës. Ka referenca se pas shkretimit që lanë fushatat pushtuese osmane kemi një ringritje ekonomike e demografike e qyteteve shqiptare. Tregtarët ambiciozë shqiptarë nga Shkodra, Ulqini, Elbasani, Kavaja, Voskopoja, Vlora, Durrësi, Sajadha e Parga i hasim teksa vizitojnë tregjet e Venedikut, Ankonës, Raguzës etj., duke eksportuar aty mallrat tradicionale shqiptare, e duke importuar veshje të shtrenjta, beharna, armë e deri kazanë rakije, letër shkrimi e libra! Në Venedik u bë kujdes të ndërtohej një hotel i posaçëm për tregtarët që vinin nga territoret osmane (fontego de Turchi).
Mes tyre, në dokumentet veneciane shfaqen në numër jashtëzakonisht të madh tregtarët nga Shqipëria osmane.
Dhe, kur mendoni se do të jetë për publikun ky korpus?
Është një material shumë voluminoz dhe duhet kohë për leximin dhe përpunimin e materialit të mbledhur. Besoj se studimin do ta botoj nga viti i ardhshëm. Por kam qëllim që dokumentet e mbledhura gjatë kësaj ekspeditë kërkimore, ti ve ato në dispozicion të studiuesve të tjerë dhe të studentëve të historisë.
MILOSAO