Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Në Kosovë u shënua Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur
Ditën e premte, më 27 prill 2012, në Kosovë u shënue Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur, ndërkohë që ende nuk dihet fati i 1781 personave, të cilët janë zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Dr. Haki Kasumi, kryetar i Asociacionit të Familjeve të Personave të Pagjetur, thotë se numri i të pagjeturve, i cili figuron 13 vjet pas luftës, mbetet ende i madh, ndërkohë që i ka kritikuar institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare për angazhim, sipas tij, jo të mjaftueshëm në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Ata në mënyrë deklarative, me fjalë, po thonë se po bëjnë shumë, por realisht, përderisa mungojnë rezultatet dhe përderisa është gjithë kjo pakënaqësi te familjarët, automatikisht nënkuptohet se ata nuk janë kah bëjnë sa duhet dhe sa munden të bëjnë, thotë ai.
Dita e të pagjeturve në Kosovë simbolizon ditën e 27 prillit të vitit 1999, kur në fshatin Meje, afër Gjakovës, ka ndodhur masakra më e madhe ndaj civilëve shqiptarë nga ana e forcave serbe.
Atë ditë, forcat serbe kishin ndarë nga kolonat e njerëzve të përndjekur nga shtëpitë e tyre 377 civilë shqiptarë, të cilët më pas ishin zhdukur pa gjurmë.
Masakra e Mejes, afër Gjakovës
Para 13-të viteve më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan Reken e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës, gjatl viteve 1998-1999.
Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejes. Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15 60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi. Njësitet e Ushtrisë Serbe, policia, beretat e kuqe, paramilatarët, fqinjtë e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 377 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Millosheviqit me 27 prill 1992. Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Srebrenica e Kosovës.
Para 13-të viteve më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan Reken e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës.
Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejes. Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15 60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi. Njësitet e Ushtrisë Serbe, policia, beretat e kuqe, paramilatarët, fqinjtë e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 377 meshkuj shqiptarë në atë që njhet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Millosheviqit me 27 prill 1992. Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Srebrenica e Kosovës.
Pas luftës, gjatë viteve 1999-2001 një pjesë e tyre është gjetur në varreza të ndryshme masive në Kosovë dhe për të tjerët janë marrur informata se gjenden në Serbi. Mirëpo edhe përkundër kërkesave nga Qeveria e Kosovës të nxitura nga shoqata të ndryshme humanitare dhe të afërmeve të të ndjerëve organet serbe kanë zhagitur dorëzimin e tyre.
Dëshmorëve të ramë në këtë masakër iu është ngritur Qendra Përkujtimore 27 Prilli në Lëndinën e Pikëllimit në fshatin Meje të Gjakovës.
Besim Abdyli, rapsod popullor, nga rrethi i Gjakovës, e ka thurrë një poezi prekëse për këtë masakër, e që e këndon, por secilin e bën të derdhë lotë, të vajton...!
MASAKRA E MEJËS
Me mallë zemre, o me lotë shpirti,
unë kësaj kange, o po ja nisi!
Plotë me lotë, këta sytë e mi,
po i ndërroj gishtat nkëtë qifteli.
Mu kujtua, o 14 prilli (1999),
sa kishte nis o kangën bylbyli,
e ja ndali, o shkâu katili.
Ditë pranvere e filluar,
plotë me zemër, o të pikëlluar.
Ishte tërbuar o shkâu i zi,
ishte vërsul o mbi shqiptari!
Hajmedet, po mbledhë gra, rob e thëmijë,
po mbledhë pleqë e po mbledhë të ri:
prej Dobroshi e Juniki,
Nivokazi e Molliqi,
Batushë, Shizhmon e Rracaj,
Sheremet, Dallashaj e Pacaj
Nshumë dredhina janë mundue,
nkëto katunde, o shpirt me pshtue!
Luejke shkâu, o me tradhëti,
ttonë me dalë, o për Shqipni!
Po në Meje kur kanë mbërri,
Aeroplanat kanë ardhë përmbì,
disa njerëz, o i ka damtue,
tymi e flaka, o i ka mbulue,
Muerren gjâmën, o gra e fëmijë
Britma e tyre, o ngjynah me tshtî
Na ndihmo, o Perëndi!
Shihê shkîjet shka kanë punue!
thonë: kolonën me e ndalue!
- Për Prizren ju thanë me shkue!
shumë kanë rrêh e turturue
NBishtazin, o kur kanë shkue,
Shkîjet kolonën, e kanë ndalue,
Aeroplanat o tuj fluturue,
mi shiptarë, o ata kanë gjue
shumë traktorat i kanë shkatërrue,
plotë me njerëz, qysh kanë qillue,
Korbat e zi, o i kanë rrethue,
thonë kufini âsht ndalue!
Aiii, e kanë marrë gjâmën o ttonë robnija
- Hajmedet, o ku na meten thëmija
Kudo vajë, kudo piskamë,
Ku tkam babë, o ku tkam nanë!?
O ku je motër, o ku je vëlla!?
Mâ tmerrim, o për nè nuk ka!
Disa trupa, o tpërgjysmuar,
shumë pa kâm e shumë pa duer,
Shumë u dogjen nflakë e nprush,
ska shka bân, medet kurkush!
Mfalni vëllazën, smuj duroj mâ!
Këta shqiptarë në gjak janë lâ,
asnjëherë për né sdo tvdesin,
O nzemra tona përjetë do tmbesin!