Vlerat perëndimore të qenësuara tek shqiptarët. Shqipëria drejt BE-së apo BE drejt nesh. 12 prioritetet për integrimin dhe harmonia në globalizëm
Idetë e para të pan-europianizmit pjesa më e madhe e njerëzve mund ta mendojnë se janë kristalizuar në vitet 50 me Planin Shuman, por në fakt si ide ajo është prezente që prej viteve 1800, kur disa prej kombeve europiane po lindnin dhe disa po progresionin. Shqipëria nga ana tjetër është një vend që ka kaluar dallgë të vështira në formimin e saj si komb dhe kjo ka pasur dhe ka pasojat e veta në qasjen e saj ndaj vlerave perëndimore. Por, sot mund të themi që jemi afër këtij realitetit, i cili para disa vitesh na dukej i pamundur, për të qenë pjesë e këtij pan-europianizmi duke marrë vlerat më të mira prej tij dhe gjithashtu duke dhënë vlerat tona të padiskutueshme shqiptare. Për të folur më tej për këtë marrëdhënie reciproke vlerash, idesh, solidariteti dhe orientues në fund drejt asaj ku dëshiron të shkojë objektivisht Shqipëria sot, kemi zhvilluar një intervistë më pedagogen e njohur të UT-së dhe Kryetaren e Institutit të Studimeve Europiane, Prof. Dr. Eva Hyskaj Tafili.
12 Prioritet e Bashkimit Europian
Prioriteti 1 dhe 2 Funksionimi i Parlamentit,
Prioriteti 3 ----- Avokati i Popullit,
Prioriteti 4------ Gjykata e Lartë,
Prioriteti 5 ------- Gjykata Kushtetuese,
Prioriteti 6 Administrata Publike,
Prioriteti 7 Reforma e Gjyqësorit,
Prioriteti 8 Antikorrupsioni,
Prioriteti 9 Lufta kundër Krimit të Organizuar,
Prioriteti 10 E Drejta e Pronës,
Prioriteti 11 Të Drejtat e Njeriut,
Prioriteti 12 Të Drejtat e të Ndaluarve.
-Fryma e përparimit dhe bashkëpunimit të shteteve europiane në një etnitet të vetëm, aspirohet që prej viteve 50. Kur mendoni ju se Shqipëria dhe shqiptarët e bënë të qenësishme realisht këtë frymë?
Në fakt, për hir të së vërtetës, së pari, më duhet të saktësoj se dekada e viteve 50 ishte periudha kur filloi të sendërtohet ideja e të qenit tok dhe e përparimit të përbashkët të shteteve europiane, me miratimin e Planit Shuman, që propozonte vendosjen e prodhimit franko-gjerman të qymyrit dhe çelikut nën një Autoritet të Lartë, brenda një kornize ku mund të merrnin pjesë edhe vendet e tjera europiane. Pra, në dritën e këtij plani, më 18 prill 1951, u miratua në Paris Traktati për themelimin e Bashkësisë Europiane të Qymyrit dhe Çelikut, me synimin që të krijohej një treg i përbashkët për këto dy prodhime dhe, kësisoj, vendet anëtare të kishin rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë.
Për sa i përket frymës që ju përmendni, ajo ka qenë e pranishme në mjedisin europian shumë më herët sesa periudha e viteve 50 dhe këtu mjafton të përmendim esenë e famshme të filozofit dhe historianit frëng Ernest Renan, të titulluar Çështë kombi?. Qysh në vitin 1882 Renan bën fjalë për një konfederatë europiane që do të mund të bënte tok kombet e ndryshme, çka na tregon se kjo frymë ka qenë ideuar përpara shekullit XX.Lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët më duhet të them se me formimin e të parit shtet mirëfilli të konsoliduar, mbretërisë së Zogut, filloi të meremetohej vokacioni i kahershëm europian i shqiptarëve, i cili për shkaqe të njohura ishte dëmtuar shumë gjatë periudhës osmane. Kjo gjë filloi me aktin e pavarësisë, por do të ishin reformat që ndërmori Zogu dhe aleancat që ai lidhi më pas, që do të ringjallnin tek shqiptarët vokacionin perëndimor. Ndërsa, për tiu përgjigjur thelbit të pyetjes tuaj, kjo frymë është bërë e qenësishme tek shqiptarët vetëm pas revolucionit demokratik që realizoi rinia studentore në kapërcyellin e viteve 1990-1991, kur më në fund i hymë rrugës së mundimshme të rigjetjes së Europës së humbur.
-Sa mendoni se janë thelbësore për shqiptarët dhe politikanët vlera të tilla si, liria, drejtësia, vëllazërimi, bashkëpunimi, etj., të cilat BE i trumbeton?
Këto vlera, që janë edhe kuintesenca e asaj që quhet Bashkim Europian, mendoj se për ne shqiptarët kanë po atë rëndësi që ngërthen brenda vetes synimi i BE-së për ti trumbetuar këto vlera. Unë mendoj se këto vlera janë të ngjizura në gjenin shqiptar, pasi, pavarësisht devijimeve në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, populli shqiptar më shumë se kushdo e ka respektuar lirinë dhe vëllazërinë në rrugëtimin e tij të gjatë historik. Na kanë privuar shpesh lirinë, u kemi bërë ballë tallazeve të kohërave dhe jemi ringritur, por kurrë, në asnjë rast të vetëm nuk kemi dhunuar të tjerët. Përkundër, kur e ka lypur nevoja, shqiptarët trimërisht kanë derdhur gjakun për të tjerët. Jo më kot i ndava lirinë dhe vëllazërimin, nga drejtësia dhe bashkëpunimi. Ndërsa realizimi i të parave lidhet pazgjidhshmërisht me frymën, vokacionin dhe ndjeshmërinë e një populli, të dytat sendërtohen vetëm nëse drejtuesit politikë të një vendi janë në pozita të shëndosha nga ky këndvështrim. Me keqardhje më duhet të konstatoj se, në planin e brendshëm, këto 22 vite kemi hasur fragmente të tyre dhe jo një drejtësi e bashkëpunim të shëndoshë. Ndryshe mund të shprehem në planin e marrëdhënieve me jashtë, ku janë vërejtur përmirësime në këto dy aspekte, që mendoj se më së shumti i dedikohen pranisë së palës partnere dhe politikës së karotës e kërbaçit, që europianët ndjekin me shtetet e reja demokratike që nuk binden.
-Çfarë rëndësie përmban në vetvete Bashkimi Europian, në situatën në të cilën ndodhet Shqipëria?
Besoj se ndër shqiptarë është ndjesi e përgjithshme rëndësia e BE-së për çastin historik që po përjeton jo vetëm Shqipëria Politike, por edhe më gjerë: Kosova e trojet shqiptare në shtetet e tjera. Personalisht mendoj se edhe sot, kur ne ende nuk jemi bërë pjesë e Europës, trysnia e europianëve ndaj politikës shqiptare, e cila kërkon të aderojë në forumet kontinentale, i ka dhënë frytet e saj, ndonëse ka gjëra që nuk janë rregulluar ashtu siç do të duhej të ishin. Në këtë aspekt kam bindjen se hopin e plotë dhe cilësor ne do të mund ta bëjmë kur të jemi pjesë e saj, duke u detyruar që të hedhim vallen europiane dhe jo atë që i shkon për shtat tekave të politikanëve apo partive politike.
Po ashtu, për Kosovën rëndësia e BE-së konsiston kryesisht në konsolidimin e shtetit të ri demokratik, si dhe për formësimin e një qasje europiane në trajtimin e problematikave që vërehen në një shtet me prani pakicash etnike brenda vetes. Nuk dua të le pa përmendur edhe rëndësinë që BE-ja ka për popullin shqiptar të ish-RJ të Maqedonisë, sidomos në këto periudhat e fundit, kur maqedonasit, në kërkim të një identiteti të qenësishëm, që kujtojnë se arrihet duke denigruar shqiptarët, kanë futur në xhep kalumenë dhe nga baulet e shqyera dhe të pluhurosura të historisë kanë nxjerrë sëpatat e luftës. Për shqiptarët e ish-RJM Europa nuk shërben vetëm si fanar orientues në detin e trazuar të nacionalizmit arkaik maqedonas, por edhe si avokati më i mirë i të drejtës së tyre natyrore dhe politike për të qenë palë konstitutive e një shteti në të cilin zotërojnë shifra që e justifikojnë këtë gjë.
-Kur mund të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian sipas jush?
Anëtarësimi politik, nëse në Shqipëri do të ndërpriten maskaradat elektorale dhe ne do të mësojmë të realizojmë procese zgjedhore të drejta dhe të ndershme, por jo vetëm këto, mendoj se mund të realizohet brenda këtij dhjetëvjeçari, ndërsa për tu bërë pjesë integrale e këtij Bashkimi edhe në aspekte të tjera do të duhet shumë më tepër. Do të përmendja këtu maksimën e filozofit dhe sociologut gjermano-britanik Ralf Dahrendorf, sipas të cilit duhen gjashtë muaj për të zëvendësuar një sistem politik, gjashtë vjet për të transformuar një sistem ekonomik dhe 60 vjet për të ndryshuar një shoqëri. Çdo kush mund të bëjë një analizë të përparimit të shoqërisë tonë dhe cilësisë së këtij përparimi në këta 22 vjet.
-Sa i domosdoshëm është integrimi i Shqipërisë në BE?
Do të thosha që është jetik.
-Në kuadër të procesit të integrimit europian Shqipëria duhet të kalojë një sërë sfidash, të njohura ndryshe edhe si 12 pikat. Si mendoni se po përballohen këto sfida?
Ana e qenësishme e 12 pikave janë reformat që duhet të ndërmerren në të gjitha nivelet e piramidës shtetërore shqiptare, por veçanërisht ato në pushtetin ekzekutiv dhe atë gjyqësor. E parë sipërfaqësisht, duket sikur këto reforma mund të realizohen pa shumë sforcim, sepse do të ishte e mjaftueshme të rregulloje kuadrin ligjor dhe gjërat zgjidheshin me shkopin magjik. Por realiteti i jetës politike dhe administrative në Shqipëri nuk thotë këtë gjë. Po marr një shembull të thjeshtë. Ne kemi një ligj për shërbimin civil apo për emërimet në sistemin e drejtësisë, që për hir të së vërtetës është i certifikuar nga instancat europiane, por të gjithë e dimë se si rekrutohen të punësuarit në shërbimin civil apo në gjykata, ku gëlojnë të paaftët me lidhje farefisnore apo partiake me pushtetin, duke mos marrë parasysh asnjë kriter meritokracie apo profesionalizmi. Pra, me pak fjalë, nuk mjafton ta bësh në letër reformën që të kërkohet, por e rëndësishme është si zbatohet ajo dhe sa është zbatimi i saj në përputhje me frymën europiane. Megjithatë, uroj që, pavarësisht këtyre problematikave, Shqipëria të përparojë në kapërcimin e këtyre sfidave dhe në përmbushjen e asaj çka kërkohet nga europianët.
-A mendoni se, së pari, shqiptarët duhet të njohin vetveten dhe mbasandaj të përgatiten për tu bërë pjesë e pan-europianizimit?
Mendoj se shqiptarët e njohin mirë veten dhe janë të ndërgjegjshëm për identitetin e tyre kulturor dhe etnik. Madje, do të thosha që shqiptarët janë të ndërgjegjshëm edhe për vendin që u përket në mesin e popujve europianë. Ajo çka lypset është përmirësimi i marrëdhënieve mes shqiptarëve që përfaqësojnë interesa të ndryshme, me qëllim që ndërveprimet e përditshme jetësore të na largojnë sa më shumë nga praktikat bizantine dhe të na afrojnë me ato europiane. Mendoj se ky është aspekti më i rëndësishëm që duhet mbajtur parasysh nga ne, pasi disa kushte politike dhe shoqërore, të afërta e largëta në kohë, kanë lënë gjurmë në mënyrën dhe intensitetin me të cilin ndërveprojmë midis nesh.
-Duhet Shqipëria të shkojë drejt Europës apo Europa të vijë drejt nesh?Pyetje që më duket simpatike, pasi më kujton kohën e fëmijërisë kur tregonim ato anekdotat në të cilat shqiptarët ishin gjithmonë të parët, për çdo gjë. Megjithatë, me krenari them se edhe ne kemi çfarë ti mësojmë Europës, apo më mirë të themi vendeve të veçanta, që sot janë pjesë e saj. Nuk duhet të harrojmë se harmonia fetare që mbizotëron tek shqiptarët nuk ka shoqe në Evropën e qytetëruar, dhe nuk është faktor i dorës së dytë, sepse ajo mban brenda vetes kuptimin e lirisë, respektimit për atë që është ndryshe dhe, në fund të fundit, të vëllazërimit. Ndaj, edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u krijua klima ideologjike për përndjekjen dhe shfarosjen e hebrenjve, që infektoi mbarë kontinentin, trajtimi i tyre nga shqiptarët ishte shembullor.
Po ashtu, me krenari do të shtoja se një popull që i ka dhënë njerëzimit humanisten për ekselencë, shtatshkurtrën zemërmadhe, Nënë Terezën, ka dhënë kaherë prova se mbart vlera të denja për një popull të qytetëruar, i cili jo vetëm do ta gjente veten mirë midis popujve të tjerë europianë, por edhe europianët do të ndiheshin mirë me të.
-Si mund të bëhet më e qëndrueshme bashkëjetesa e qytetarëve shqiptarë me ata europianë në kuadrin e Globalizimit?
Vetë thelbi i globalizimit i bën marrëdhëniet e të gjitha racave dhe popullsive më të qëndrueshme, për shkak se njerëzit anekënd globit kanë mundësi të ndajnë të njëjtat gjëra, të lëvizin më lirshëm, duke njohur të tjerët apo të ndërveprojnë fuqishëm në sferën kulturore, e cila, në një pjesë të konsiderueshme të rasteve, deri vonë, ka qenë shkëndija që ndizte vatrat e zjarreve shfarosëse. Kjo vlen edhe në rastin e shqiptarëve me europianët, shtojmë këtu edhe faktin se me futjen e Shqipërisë në Europë, me popujt e tjerë do të kemi të përbashkëta edhe një pjesë të synimeve, ndaj smbetet tjetër veçse të themi se kjo bashkëjetesë do të forcohet e harmonizohet dita-ditës.