Forca ruse e islamike duan destabilizimin e Ballkanit
Publikuar: 25.04.2012 - 22:18
Berlin, 25 prill - Eurodeputeti gjerman, Bernd Posselt, ka deklaruar se ka shumë qarqe që kanë interes për të destabilizuar Ballkanin. Sipas tij, palë të interesuar për destabilizimin e Ballkanit, janë rusët, forcat islamike radikale dhe grupe kriminale.
Në një intervistë për Deutsche Welle Posselt ka thënë se EULEX-i në Kosovë nuk është në krye të detyrës dhe është i zhgënjyer prej tij. Sipas tij , nuk ka shtete në botë që u ofron të drejta më të mira sesa Kosova që ua ofron serbëve. Më tej ai thotë se Kosova ofron të drejtat më të mira për pakicat në botë.
Posselt ka thënë se shumica e serbëve në Kosovë është e gatshme që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive. Ekziston një zëvendëskryeministër serb, nënkryetari i parlamentit është serb, ka kryetarë të komunave serbe të cilët unë i kam vizituar dhe vetë në Mitrovicë mund të konkludonim se në veriun e Mitrovicës shumë serbë në të vërtetë janë të gatshëm për t'u integruar në Kosovë, por kanë frikë nga kriminelët dhe elementet nacionaliste nga të cilët terrorizohen.
I pyetur të komentojë njoftimin e medieve për shfaqjen e grupeve të armatosura si në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, ashtu edhe në vet veriun e Kosovës Posselt ka thënë se ajo çfarë mund të thotë është se kosovarët janë duke u sjellë me përgjegjësi të lartë.
Qeveria, opozita dhe po ashtu popullata është duke treguar një pjekuri të madhe politike dhe unë shpresoj që do të ruhet kjo pjekuri politike. Natyrisht që ekziston gjithmonë rreziku që grupe të vogla të keqpërdorin skajshëm situatën dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por edhe me Maqedoninë dhe disa pjesë të Serbisë. Në përgjithësi ne kemi një situatë shumë jostabile në Bosnjë e Hercegovinë, në Serbi, në disa pjesë të Kosovës dhe në Maqedoni dhe kjo në përgjithësi është një situatë që ka një rrezik të caktuar dhe unë shpresoj që kjo gjendje të mos shpërthejë.
I pyetur se çfarë mund të bëjë Perëndimi për një gjendje stabile në Kosovë përveç dërgimit të trupave atje, Posselt ka thënë se Perëndimi mund të bëhen shumë gjëra.
Së pari serbëve duhet t'iu thuhet qartë se perspektiva e tyre evropiane varet nga zhvillimi i raporteve me Kosovën dhe se nuk duhet më që të vënë në pikëpyetje çështjen e kufirit. Edhe nëse aktualisht nuk mund ta njohin Kosovën formalisht, çështja e kufirit nuk duhet të vihet në pikëpyetje.
Pika e dytë është e qartë: ne duhet t'i themi një jo të qartë të gjitha planeve për ndarje. Çështja e statusit me njohjen pothuajse nga gjysma e shteteve të botës është përfundimisht e rregulluar dhe çdo diskutim për këtë çështje shkakton vetëm pasiguri. Ne duhet të angazhohemi që edhe pesë shtetet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën ti bashkëngjiten 22 shteteve të tjera.
Një pikë tjetër e rëndësishme është që edhe EULEX-i të punojë në masë të njëjtë në tërë territorin e Kosovës dhe ai të përqendrohet në detyrat e tij. Ne aktualisht po vërejmë një rënie drastike të imazhit të EULEX-it.
http://kohaditore.com/index.php?page=1,15,97104