Quantcast
Channel: Forumi Shqiptar
Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370

Përfundime për dashurinë që ju ka nxjerrë jeta !

$
0
0
• Që nuk ka rëndësi sesa i mirë është një person, nganjeherë do të lëndojë. E për këtë, do duhet që ti ta falësh.

• Që duhen vite për të krijuar besimin e vetëm pak sekonda për ta shkatërruar.

• Që rrethanat dhe mjedisi kanë influencë mbi ne, por ne jemi përgjegjës per vetveten.

• Që, ose do jesh ti që kontrollon veprimet e tua, ose ato do të kontrollojnë ty.

• Kam mësuar se heronjtë janë persona që kanë bërë atë që duhej bërë, duke ballafaquar pasojat.

• Se durimi kërkon shumë praktikë

• Se jo gjithmonë është e mjaftueshme që dikush të t’i falë gabimet. Në shumicën e rasteve je ti që duhet të falësh vetveten.

• Ndoshta Zoti dëshiron që të takojmë disa nga njerëzit e gabuar para se të takojmë ata të drejtit, kështu që kur ti takojmë, do dimë si të jemi mirënjohës për atë dhuratë.

• Kur dera e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shumë herë e shohim kaq gjatë atë të mbylluren saqë nuk shohim atë që eshtë hapur enkas për ne.

• Lloji më i mirë i mikut është ai me të cilin mund të rrish ulur nën një portik e të ecësh së bashku, pa thënë asnjë fjalë, e pasi të ikësh të ndjesh sikur ishte bashkëbisedimi më i mirë i bërë ndonjëherë.

• Është e vërtetë se nuk dimë çfarë kemi derisa e humbim, por është edhe e vërtetë se nuk e dimë çfarë na ka munguar para se të vijë.

• Mjafton një minutë për të ofenduar dikë, një orë për t’i pëlqyer, një ditë për ta dashuruar, por duhet një jetë për ta harruar.

• Mos e kërko me këmbëngulje paraqitjen, mund të t’gënjejë.

• Mund të kesh lumturi të mjaftueshme për t’u bërë i ëmbël, vështirësi të mjaftueshme për t’u bërë i fortë, dhimbje të mjaftueshme për t’u bërë njerëzor, shpresë të mjaftueshme për t’u lumturuar.

• Futu gjithmonë në rrobat e të tjerëve. Nëse ndihesh ngushtë, ka gjasa që edhe ata të ndihen ashtu.

• Njerëzit më të lumtur, jo patjetër arrijnë më të mirën e gjërave; vetëm nxjerrin më të mirën e gjërave që hasin në rrugën e tyre.

Keto mu duken me me shume kuptim mua . Mund te shtoni diçka domethenese per ju

Viewing all articles
Browse latest Browse all 24370


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>