Krerët e Ballit: Rama po rikthen luftën civile
» Dërguar më: 25/04/2012 - 15:31
Valentina Madani Gilmana Bushati
Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi dhe ai i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi janë shprehur dje për Gazeta Shqiptare se do ti drejtohen faktorit ndërkombëtar për ta detyruar kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama tju kërkojë falje për etiketimet e bëra prej ndaj ballistëve në tryezën e 23 partive politike për reformën zgjedhore. Në këtë takim Rama u shpreh mes të tjerash se ju hanit pula por në bark ju mbeti lepuri, referuar rolit të luajtur nga ballistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. GSH boton sot intervistat e zhvilluara dje për këtë çështje me Alimadhin dhe Roshin.
Z.Alimadhi, si i konsideroni akuzat e z.Rama të bëra në formë batutash për ballistët në tryezën për reformën zgjedhore?
Dikush që i kanë ekzekutuar njerëzit më të dashur në kohën e regjimit, dikush që ka vuajtur nëpër burgjet e komunizmit, dikush që është ndarë nga ballistët përgjatë gjithë këtyre viteve, i duhet të dëgjojë turpe të tilla të Edi Ramës, i cili pretendon se është kreu i një partie socialiste të reformuar, ndërkohë që kërkon të fusë në sherr shqiptarët me njëri-tjetrin. Deklaratat e tij tregojnë se PS-ja me udhëheqjen e saj, me rrugët e saj kriminale është vazhdimi i Partisë Komuniste që pushkatoi dhe terrorizoi mijëra familje shqiptare. Ne i kemi dhënë shumë kombit dhe ska borxh që tua kthejë këtë ballistëve.
Atëherë, çfarë kërkoni nga Edi Rama?
Z.Rama të kërkojë ndjesë publike. Tentoi ta bënte në vitin 1991, por duket se e ka pasur demagogji.
Po në rast se z.Rama nuk kërkon ndjesë publike?
Punën e pulave dhe tradhtinë e ballistëve e ka përmendur dhe një herë tjetër, kjo është hera e dytë. E ka përmendur gjatë punimeve të komisionit hetimor Olldashi, gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Nëse e përsërit për herë të tretë, atëherë ti bëjë hesapet mirë.
Ky është një kërcënim?
Jo, nuk është një kërcënim. Pastaj, si tu themi ne njerëzve të indinjuar, që ngrihuni dhe merrni armët kundër tij? Të kundërvëmë njerëzit kundër njëri-tjetrit? Jo, nuk jemi si Rama dhe si partia e tij. Ne do ti nisim mesazhe të gjithë faktorit ndërkombëtar që ashtu siç luftoi terrorizmin, po ashtu të veprojë edhe me klanin e rrezikshëm të komunistëve shqiptarë. Ndaj ne nuk u themi dot shqiptarëve që ngrihuni dhe merrni armët, por kërkojmë që Edi Rama të kërkojë ndjesë publike.
Ka pasur reagim të qytetarëve që mbështesin partinë tuaj?
Kam marrë me qindra mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, ballistë dhe jo ballistë, që shprehin indinjatën e thellë për deklaratat e fundit të Edi Ramës.
ARTUR ROSHI
Z.Roshi, kjo çështja e pulave që keni ngrënë në kohën e Luftës Nacional-Çlirimtare po ju ndjek edhe në 2012. Pse?
Të vjen keq kur kujton se vendin tënd e kanë qeverisur njerëz që e kanë ngritur gjithë pushtetin e tyre mbi këto banalitete të padenja dhe për një nxënës të klasës së tretë. Kjo tregon dhunimin që makineria diktatoriale bëri në çdo qelizë të së vërtetës elementare njerëzore, që do të thote se njerëzit do të pranonin gjëra që nuk i besonin kurrë. Këtë makinë diktatoriale e ngritën prokurorë teneqexhinj, gjyqtarë mësues fshati, avokatë marangozë, poetë daktilografistë, me dy apo tre vjet shkollë të mesme.
Si i komentoi batutat e Ramës?
Mendoj se nuk është i detyruar të mësojë historinë e vërtetë të Ballit, por duhet të dijë të vërtetën e historisë së kombit të tij, ku pjesë e saj është kjo histori. Kjo është nga ato përralla që ti tregon ai që thurur përrallën. Po e kam seriozisht, është për të qarë hallin, po e ka nga halli është për të ardhur keq. Politikisht. Është shqetësues fakti të krenohesh me një të shkuar të historisë tënde kur që të gjithë shqiptarët e dinë mirë se është kriminale.
Cili është pozicionimi juaj, edhe me fakte për këto dy etiketime, që në fakt nuk janë thënë vetëm nga kryetari i PS-së, por për një pjesë të qytetarëve është bindje, që luftetarët e Ballit Kombëtar gjatë luftës, vetëm kanë ngrënë, pirë e fshehur nëpër ferra?
Shkrimi i historisë së vërtetë është ai që nuk lë vend për subjektivizma. Ajo tregon tjetër gjë: Mjafton të citosh se çfarë shkruan emisari britanik Dejvis në një telegram dërguar Ministrisë së Jashtme angleze në Londër me 19 nëntor 1943 dhe shikon kush kanë qenë ata dhe kush jemi ne. Lufta civile tashmë ka nisur ndërmjet Lëvizjes Nacional Çlirimtare dhe Ballit Kombëtar, dhe do të shtohet. Ka të ngjarë të fitojë Lëvizja Nacional-Çlirimtare, sepse është më e re, është më agresive dhe ka një ngjyrim terrorist.
gazeta shqiptare