Në Drenas u mbajt Sofra poetike - Ymer Elshani 2012
Poezia Natë pa emër e autorit Izet Abdyli u shpërblye me vendin e parë
Drenas, më 17 prill 2012: Në organizim të Drejtorisë komunale të Kulturës, në Shtëpinë e Kulturës në Drenas u mbajt manifestimi kulturor tradicional Sofra poetike - Ymer Elshani 2012.
I filluar me 1994 si nje manifestim kulturor ,,Sofra Poetike e Drenicës di një aktivitet me përmasa mbarëkombëtare, ky manifestim vijoi traditën e vet edhe paslufte duke u riemërtuar si ,,Sofra poetike - Ymr Elshani, në kujtim të veprës intelektuale e patriotike të - njërit prej bashkorganizatorëve e bashkëthemeluesve të këtij manifestimi para lufte - shkrimtarit Ymer Elshani, i cili para trembëdhjetë vitesh u sakrifikua së bashku me familjen e tij për lirinë që e gëzojmë sot.
Pjesa e parë e manifestimit, Sofrës filloi me një tryezë tematike mbi jetën dhe veprën e Ymer Elshanit, të paraqitura nga dr. Hysen Matoshi, me titullin Feniksi kulturor shqiptar dhe, e dyta, nga prof. Rifat Ismajli, me titull Mbi veprën tregimore të Ymer Elshanit.
Në vazhdim u lexuan poezi të përzgjedhura nga juria e konkursit letrar në përbërje: dr. Sadri Fetiu, kryetar; dr Adem Zejnullahu dhe Shaqir Hasi, anëtarë.
Pas vlerësimit të jurisë u shpallën edhe rezultatet e konkursit me autorë anonimë për poezi, ku:
- vendin e parë e mori poezia ,,Natë pa emër me shifrën ,,Zezona e Drenicës e autorit Izet Abdyli,
- vendin e dytë poezia ,,Kujtimet e verdha te autorit Rrahim Sadikut, dhe
- vendin e tretë poezia ,,Dorëshkrim e shifrës ,,100 lule.
Çmimin special të Sofrës e fitoi poezia ,,Jeta kallëzon përralla e Rizah Greiçevcit.
NATË PA EMËR
Ishte natë
Më shumë se natë
Ishte natë pa jetë
Mes-jetë
Natë me frikë-tut
E zezë fut
Natë pa emër
Pa shenjë e nishan
Ku njeriu tretet papritur
Orë e çast
Natë shtrigë
E teatrit të zi
Natë kobzezë
Ku qentë cijaten
Ujqit ulërijnë
Natë kusare, tinëzare
Natë lojërash të pista
makabre
Natë me hiena, fantazma
Natë ëndrrash të vrara
Natë e pafund
Natë që rëndon si plumbi
Natë që mbyll dritare
Natë që hap varre
Natë që ndryn të vërteten
Natë që mbyll shpresën
Natë që ska mbarim
natë që ska agim
Kjo poezi u nderua me Çmimin e parë në manifestimi ,,Sofra Poetike Ymer Elshani e autorit Izet Abdyli